BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Kultura

Profesorë, studentë, aktivistë dhe të tjerë letër të hapur kundër vendimit për ASA-n

Profesorë, studentë, aktivistë dhe të tjerë letër

 Rreth 100 profesorë universitarë, intelektualë, shkrimtarë, studentë, aktivistë, organizata jo qeveritare, etj, brenda dhe jashtë Shqipërisë shprehin shqetësim dhe solidaritet pas miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Në një letër të hapur ata shprehin publikisht kundërshtinë dhe mospajtimin me vendimin ndaj ASA-s. “Ne, studiues/e dhe hulumtues/e shkencorë/e brenda dhe jashtë Shqipërisë, shkrimtarë/e, publicistë/e, gazetarë/e, aktivistë/e, qytetarë/e të angazhuar/a, shoqata, organizata e kolektive të ndryshme, e kemi ndjekur me shqetësim të thellë vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 31 maj 2023 për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) dhe për shkrirjen e saj brenda Akademisë së Shkencave. Ndajmë mospajtimin tonë me këtë vendim arbitrar dhe të dëmshëm për të ardhmen e Studimeve Albanologjike, të cilin po ashtu e konsiderojmë cënues për lirinë akademike”, thuhet në letër. Ndër të tjera në letrën e datës 5 qershor thuhet se të gjitha institucionet e arsimit të lartë duhen fuqizuar dhe mbështetur për zhvillimin e hulumtimit dhe përparimin e dijes shkencore në mënyrë të decentralizuar, demokratike dhe me pavarësi akademike. “Është e papranueshme që ndryshime dhe ristrukturime të përmasave të tilla të ndërmerren në mënyrë të njëanshme, pa u bazuar në ligj, pa u konsultuar me grupet e interesit, pa përfillur interesat akademike, dhe jo në përputhje me interesat e gjera publike. Duke pasur parasysh si më sipër, përsërisim solidaritetin tonë me studiuesit/et e angazhuar/a të ASA-s dhe përkrahim çdo nismë ligjore, administrative dhe shoqërore që do të ndërmerret në mbrojtje të këtij institucioni dhe lirisë akademike në Shqipëri”, shkruhet në letër. Ndër firmëtarët përmendim Adela Demetja | artiste, kuratore, Drejtore e Tirana Art Lab; Adrian Paci | artist, ligjërues | Akademia e Re e Arteve të Bukura, Milano (New Academy of Fine Arts, Milan); Agata Maria Kochaniewicz | Kandidate për Doktoraturë: Antropologji Sociale | Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë - NTNU (Norwegian University of Science and Technology - NTNU); Dr. Alment Muho | Filozofi | Universiteti i Tiranës; Dr. Angjelina Hamza-Hasanaj | Antropologji | Instituti Albanologjik, etj.