Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Projekt restaurimi për Kishën e Sergjit dhe Bakut në Himarë

Postuar: 30/08/2018 - 07:46

Kisha e Sergjit dhe e Bakut, monument kulture i kategorisë së parë, që ndodhet në brendësi të kalasë së Himarës pritet t’i nënshtrohen projektit të restaurimit. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro bën të ditur se në vijim të punës me fshatrat e Bregut, Kalaja e Himarës ka potencialin të rijetëzohet duke ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike. “Kalaja e Himarës, me një krah nga Skutaraja e Qafë Vishës, me sytë nga deti mbi Livadh, braktisur nga banorët në fund të viteve 40' mbetet një sit shumë interesant, ndonëse një pjesë e madhe është në gjendje rrënoje. Vizitorët shtohen dhe interesi për rijetëzim gjithashtu”, shkruan në statusin saj ministrja Mirela Kumbaro. Pas studimit të kryer nga profesor Pirro Thomo, kalaja e Himarës u shpall qendër historike 1vit më parë. Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut e shpallur monument kulture i kategorisë së parë është atraksioni turistik në bregdetin e Himarës, ku përveç bukurive të bregdetit jonian, turistët mund të prekin nga afër kulturën dhe trashëgiminë. Kisha është ndërtuar brenda mureve rrethues të kështjellës së Himarës në kuotën më të lartë të saj, në zonën e Barbakasë. Ajo ka shërbyer si selia e Peshkopit të Himarës, e cila bëhet qendër Peshkopale në vitin 1020, nën varësin e Patriarkanës së Ohrit siç dëshmohet nga një diplomë e lëshuar nga perandori i Bizantit Vasili II. Në këndin verilindor të kishës ndodhej një pllakë guri e murosur, ku shkruhej viti 786. Kisha ka dy faza kryesore ndërtimi, por muret e kishës ruajnë gjurmë të rindërtimeve të shumta. Ndërtimi fillestar i përket naosit me pjesët e poshtme të mureve, sepse pjesët e sipërme janë ndërtuar disa herë. Një mjedis ndihmës në anën perëndimore është ndërtuar më vonë. Ndërtimi fillestar ndahet në mjedisin e altarit dhe mjedisin e naosit me një ikonostas muri. Kornizat e ikonostasit janë zbukuruar me motive floreale. Gjatë kësaj kohe në faqen e IMK po publikohen herë pas here projekte me miratimin e KKR për restaurime, por shumë prej tyre nuk kanë një datë se kur pritet të fillojnë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2018 - 07:49

Drama “Ditari i Ana Frank” do të shfaqet këtë javë nga e enjtja në të diel në skenën e Teatrit Metropol. Vepra me regji nga Armela Demaj ka bërë bashkë aktorë të njohur.

Postuar: 22/11/2018 - 07:47

Instituti Danez i Filmit (Danish Film Institute) prezantoi në Cinematekën e Kopenhagës regjisoren

Postuar: 22/11/2018 - 07:45

Në “arTurbina” mbrëmë u shfaq koreodrama “Kumt”.

Postuar: 22/11/2018 - 07:44

Festivali i regjisorëve, i cili për disa vite u zhvillua në skenën teatrore është një kërkesë që

Postuar: 21/11/2018 - 21:49

Aktori i njohur Neritan Liçaj e konsideron skandaloze deklaratën e kryebashkiakut Veliaj që i qua

Postuar: 21/11/2018 - 07:33

 Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka qenë një figurë frymëzuese e shumë krijuesve letrarëve, sku

Postuar: 21/11/2018 - 07:32

Filmi artistik “Emili” ka nisur këto ditë xhirimet në Tiranë.