BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Kultura

Projekt restaurues për “Portën me Kulla”, në parkun e Butrintit

Projekt restaurues për “Portën me Kulla”, në parkun e

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar një projekt për “Portën me Kulla”, në parkun kombëtar të Butrintit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shkruan në një status të saj se projekti parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese. “Parku Kombëtar i Butrintit është një nga thesaret tona më të çmuara, ndaj edhe përgjegjësia për ta mirëmbajtur atë është edhe më e madhe. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve konservuese - restauruese në “Portën me Kulla”, në këtë park”, shprehet Margariti në një status të saj. “Porta me Kulla” ndodhet në afërsi të Bazilikës së Madhe pranë rrënojave të ujësjellësit antik. Ajo datohet në shekullin III para Krishtit dhe përbëhet nga dy kulla, një katërkëndore në anën perëndimore dhe një në formë patkoi në anën lindore. Projekti parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në strukturë, si edhe vlerësimin arkitektonik të saj, menaxhimin e vegjetacionit, për ta rikthyer kështu në një pikë ndalese sa më tërheqëse për vizitorët e Butrintit. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s. Kjo u bë nga komiteti i trashëgimisë botërore, duke iu referuar konventës së vitit 1972, "Për mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore". Krijimi i parkut kombëtar u bë një domosdoshmëri, sipas specialistëve, për ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferës unikale të Butrintit, për ruajtjen e të dhënave arkeologjike të disa qendrave dhe monumenteve të zbuluara në këtë vatër të qytetërimit antik, si dhe për një menaxhim më efektiv, duke reflektuar edhe rekomandimet e UNESCO-s të vitit 1997. Në këtë kuadër u krijua edhe Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit. Brenda parkut ndodhen 10 zona të shquara arkeologjike, që lidhen me historinë e Butrintit. Disa prej tyre janë zona brenda mureve të Butrintit, ajo jashtë mureve, Diapori, Fortesa - kalaja e Ali Pashë Tepelenës, Kalivoi, Shën Dëllia, Shën Dhimitri, Xarra, Ana e Kanalit të Vivarit etj.