
Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama falenderon publikisht...: Këta i zbardhen faqen Shqipërisë

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Alibeajt, ‘thumbon’ ashpër edhe Ilir Metën: PS ka vetëm një kusht për zgjedhjen e Presidentit të ri!

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet për emrin e Presidentit të ri të vendit dhe i dërgon mesazhin e fortë socialistëve: PS i iku marrëveshjes, ne i qëndrojmë!

Nxehet situata në selinë blu, zbulohet lëvizja që po përgatit Sali Berisha për të nxjerrë ‘jashtë loje’ Alibeajn dhe mbështetësit e tij, ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Zhduket pa asnjë gjurmë 29-vjeçari në Tiranë, Klodiana Lala zbulon lidhjen e tij me të ekzekutuarin Can Kariqin, mikun e ngushtë të Ervis Martinajt (EMRI+FOTO)

A do ketë kallëzime në SPAK për disa kryebashkiakë? Manja paralajmëron 'tërmet' në nivele të larta: Do t’i bëjmë publike sapo të kemi…

Çfarë ndodhi? Shpërthen keq Klodiana Lala: Të paktën të bënin sikur...

Mbledhja e qeverisë, ministrja Evis Kushi komunikon vendimin e rëndësishëm për maturantët

Projekti “Historia e shqiptarëve”, vijimësia e punës diskutohet në Akademinë e Shkencave

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Janar 2022

Grupi i punës për projektin e madh “Historia e shqiptarëve” zhvilloi një mbledhje në Akademinë e Shkencave, në praninë e kryetarit Skënder Gjinushi. Ishin të pranishëm akad. Pëllumb Xhufi, kryetar i Seksionit të Studimeve Albanologjike, akad. Shaban Sinani, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave, prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi, drejtor i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike (ASH), prof. Paskal Milo, prof. Neritan Ceka, akad. Marenglen Verli, akad. Beqir Meta, prof. Gjon Berisha; prof. Hamit Kaba; prof. Ferit Duka, prof. Ana Lalaj; prof. asoc. dr. Sonila Boçi, prof. asoc. dr. Ledia Dushku; dr. Edon Qesari, etj. Në takim u diskutua për mbylljen e fazës parapërgatitore të këtij projekti, si dhe për vijimësinë e punës lidhur me përmbushjen e kritereve shkencore dhe teknike, strategjitë e bashkëpunimit me autorët dhe drejtuesit e grupeve të punës, diskutimin e materialeve të përfunduara dhe për redaktimin final të teksteve. U diskutua edhe për realizimin e projektit brenda afateve kohore, që e gjithë puna dinamike dhe voluminoze të bëhet me angazhimin dhe bashkëpunimin e gjithë hallkave pjesëmarrëse, për të pasur një rezultat të arrirë edhe në cilësi. Qëllimi kryesor i mbledhjes ishte falënderimi dhe inkurajimi për të gjithë studiuesit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë projekt si edhe evidentimi i çështjeve organizative. Kryetari i akademisë, akad. Gjinushi theksoi angazhimin e historianëve më të mirë për periudhat përkatëse dhe përfshirjen e institucioneve kryesore të studimit dhe arsimit në Shqipëri e Kosovë. “Duke qenë para këtij fakti, dhe duke parë angazhimin e gjithë secilit, kam besimin e plotë se produkti final do të jetë aq me vlerë dhe cilësor, sa edhe rëndësia që ka. Ky bashkëpunim do të na japë një produkt të sintetizuar dhe konciz, në mënyrë që t’i drejtohet gjithë publikut shqiptar dhe të huaj, duke shfaqur imazhin dhe të vërtetën e historisë shqiptare”, tha akad. Gjinushi. Për këtë projekt është bërë me dije edhe më parë nga Akademia e Shkencave.
Më të lexuarat


“Sezoni i filmave klasikë” në Festivalin e Kanës, AQSHF me filmin “Koncert në vitin 1936” prodhim i vitit 1978

Akrobatja Fiona Rushiti: Performancën e re e kam lidhur me historinë e jetës time

Agim Janina: Mospasurimi i fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve ka krijuar një humnerë të madhe, duke e ndalur pasqyrimin e artit deri në ditët tona

Shqipëria në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino

Koncerti kushtuar pianistes së parë shqiptare Lola Gjoka bën bashkë artistët

Ansambli Popullor, një tur në qytetet turistike të vendit, nis nga Saranda

Debati për parkun e Butrintit në Akademinë e Shkencave, studiuesi Auron Tare: Ju që keni firmosurdo t’ju mbetet emri në histori që dorëzuat Butrintin

Parku kombëtar i Butrintit, Margariti: Të shtohen shërbimet

Marrëveshja për Butrintin, arkeologu Apollon Baçe: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një ligj të bëhet në porosi të një fondacioni, parkun po ua japim të tjerëve

Java e Kulturës Greke, një koncert për publikun në Tiranë
