
Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2 milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Projekti i inventarizimit të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, një regjistër i plotë kombëtar deri në fund të 2025

Shkruar nga Julia Vrapi 5 Korrik 2022

Regjistri i plotë kombëtar për Trashëgimisë Kulturore Jomateriale duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2025. Projekti i inventarizimit të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale (TKJ) në Shqipëri, ka synuar së pari hartimin e një metodologjie të përshtatur për inventarizim përmes një skeme trajnimesh dhe workshop-esh. Së dyti, inventarizimin e elementeve të kësaj trashëgimie të pranishëm në rajone të përzgjedhura në territorin e vendit, përfshirë këtu elementet e TKJ-së së 5 pakicave kombëtare dhe etno-gjuhësore të pranishme. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike shprehet në faqen e saj se procesi i inventarizimit do të vijojë edhe në ato zona që kanë mbetur, por regjistri i plotë duhet të hartohet deri në fund të 2025. “Ministria e Kulturës do të vazhdojë procesin e inventarizimit dhe do të aplikojë metodologjinë në të gjitha zonat e mbetura të Shqipërisë, në mënyrë që deri në fund të vitit 2025, të hartohet një regjistër i plotë kombëtar”, shprehet ndër të tjera QKVF. Një element tjetër i studiuar gjatë projektit të inventarizimit të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale është ''Zanati i furxhiut". Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike shprehet se këtë element e hasim kryesisht ne zonën e Korçës, Devollit, Kolonjë, Maliq dhe Pogradec.
Projekti dhe UNESCO
Projekti për inventarizimin shihet me rëndësi për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale. Një projekt që sipas QKVF ka edhe mbështetjen e UNESCO-s. “Projekti për inventarizimin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në republikën e Shqipërisë është një projekt i iniciuar nga Ministria e Kulturës me mbështetjen e UNESCO-s”, thuhet nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike. Në tetor të vitit të kaluar në ambientet e Ministrisë së Kulturës u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, ku u miratua programi i inventarizimit dhe digjitalizimit të kësaj trashëgimie. Sipas MK, ky regjistër digjital po realizohet falë ndihmës së Fondit të Mbështetjes Ndërkombëtare të UNESCO-s. KKTKJ-ja ka kompetencë: a) të mbikëqyrë veprimtarinë në fushën e pasurive kulturore jomateriale; b) të miratojë e të hartojë strategjinë dhe programin e zhvillimit në këtë fushë; c) të miratojë, në parim, kërkesën për deklarimin e interesit kulturor; ç) të hartojë dhe të miratojë strategjinë dhe programe të zhvillimit në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale; d) të ndjekë dhe të mbikëqyrë veprimtaritë që zhvillohen në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale; etj. Trashëgimia Kulturore Jomateriale ose shpirtërore përfshin krijimtarinë artistike tradicionale të një komuniteti, përmes vlerave që transmetohen gojarisht ose me mjete të tjera, të cilat në thelb pasqyrojnë kulturën dhe identitetin e pjesëtarëve të tij.
Më të lexuarat


Anastas Kostandini: Ekspozita retrospektivë, një përmbledhje e krijimtarisë sime në një hark gati gjysmëshekullor, shpresoj që grafika ime t’ia ketë dalë të ketë fizionominë e vet

Muzeu i Skënderbeut, turistët e huaj njihen me historinë

Aktorët: Mosdhënia rëndësi dramës shqipe godet drejtpërsëdrejti teatrin shqiptar, pa dramaturgë nuk ka teatër

Parku i Apolonisë, një nga destinacionet e rëndësishme turistike

Kulla Veneciane po shndërrohet në një qendër informacioni dhe interpretimi të historisë, pas restaurimit do të nisë procesi i pajisjes teknologjike

Kalaja Rozafa, 38.154 vizitorë nga muaji maj dhe deri tani

Nikolin Gurakuqi: Një teatër serioz punon me regjisorë profesionistë që nuk bëjnë plagjiatura dhe jo me amatorë

Muzetë dhe numri i vizitorëve, Margariti: Statistikat e 6-mujorit të parë janë optimiste

Tre artistë me një ekspozitë të përbashkët, mbi 50 vepra arti në pikturë dhe skulpturë që prezantohen për herë të parë

Miron Kotani: Muzika shqiptare është pothuajse e izoluar, problem mbeten politikat e institucioneve kulturore kryesore në vend
