BREAKING NEWS

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e
x

Kultura

 Projekti i rehabilitimit në GKA mbi 1 miliard lekë, zgjerim i hapësirës dhe shtim funksionesh

 Projekti i rehabilitimit në GKA mbi 1 miliard lekë, zgjerim i

Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura (ish- Galeria Kombëtare e Arteve) do të ketë një projekt rehabilitimi, me vlerë 1 miliard e 365 milionë lekë. Punimet pritet që të jenë në tre vite. Kjo u bë me dije dje nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, që prezantoi projektin e realizuar nga “Atelier 4”. Sipas ministres Margariti, projekti nuk synon tjetërsim të godinës aktuale, por ruajtjen edhe zgjerimin e hapësirave ekzistuese, duke dyfishuar edhe vëllimin nga pjesa e pasme e godinës. “Ky projekt përfshin jo vetëm restaurimin e godinës, që është një nga kërkesat kryesore për të gjithë projektin, por edhe shtimin e një sërë funksionesh, që duhet të kenë dhe muzetë tanë, që të flasin me gjuhën e kohës. Është një projekt që merret me pjesën ekzistuese edhe dyfishon vëllimin,duke shtuar në pjesën e pasme hapësira të reja dhe një fond të mirëfilltë në pjesën e nëntokës. Objektet qëndrojnë si dy objekte, dy vëllime të ngjashme, pranë njëri-tjetrit, por jo të ngjitur me njëri-tjetrin”, tha mes të tjerave Margariti. Galeria Kombëtare e Arteve i ka fillimet e saj me përpjekjet e një grupi artistësh shqiptarë dhe të Komitetit të Arteve të vitit 1946. Pinakoteka ishte institucioni i pare i arteve figurative ne Shqipëri. Pas një pune të mirëfilltë dhe përpjekjesh të shumta në 11 janar 1954 u hap zyrtarisht për publikun Galeria e Arteve në Tiranë. Në vitin 1956, si rrjedhojë e pasurimit të fondit të veprave të artit, prej lulëzimit të krijimtarisë dhe blerjeve të kohës, galeria u zhvendos në një godinë më të përshtatshme, me tre kate në rrugën "Fortuzi" dhe me hapësira ekspozuese të shumta, si brenda ashtu edhe jashtë saj. Galeria, funksionoi në dy drejtime kryesore, në atë të linjës së përhershme ekspozuese dhe në çeljen e ekspozitave të përkohshme të artisteve shqiptarë e të huaj. Vizionet e reja rreth zhvillimit dhe ekspozimit të arteve figurative si dhe blerjet rritën numrin e veprave të artit dhe sollën kërkesën për një ndërtesë më funksionale, e cila u inaugurua më 29 nëntor 1974, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Që nga ky vit GKA funksionon si institucioni më i rëndësishëm dhe i vetëm kombëtar i ekspozimit, konservimit, studimit, restaurimit, edukimit, botimit, dokumentimit dhe arkivimit të veprave të artit në Shqipëri.