BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Kultura

Protesta te Akademia e Shkencave: Nuk bëhen më konkurse për vepra shkencore

Protesta te Akademia e Shkencave: Nuk bëhen më konkurse për vepra

Shkencëtarë dhe gjuhëtarë të ndryshëm shqiptarë kanë dalë në protestë para Akademisë së Shkencave. Ata kanë mjaft kritika për funksionimin e kësaj akademie. Në një deklaratë dhënë për emisionin “Me Xhaxhiun” në “Fax News”, gjuhëtari, Agron Dalipaj, nuk ngurroi aspak të sulmonte këtë institucion se nuk ishte aspak një vend në të cilin mund të jepnin kontributin e tyre shkencëtarët dhe gjuhëtarët e vërtetë. “Kjo është protesta e tretë që ne bëjmë përpara Akademisë së Shkencave. Është një rrugëtim i gjatë dhe një përpjekje e pandërprerë që ne kërkojmë që kjo akademi që quhet Akademi Shkencash të jetë vërtetë e tillë dhe të gëzojë mbiemrin e saj. Ajo portë e Akademisë së Shkencave duhet të jetë një portë e hapur për njerëzit e shkencës, për shkencëtarët. Por si qëndron e vërteta? E vërteta është se kjo portë rri e mbyllur për shkencëtarët e vërtetë, përsa kohë që veprat e tyre refuzohen dhe nuk merren në konsideratë.”, tha ndër të tjera në këtë intervistë live gjuhëtari Dalipaj. Ai vijoi më tej duke e simbolizuar këtë Akademi si një akademi serbe, një përcaktim shumë i rëndë ky sipas tij, por edhe i vërtetë, pasi në këtë institucion sipas tij, prej dy vitesh tashmë nuk ka më konkurrencë dhe nuk bëhen më konkurse për vepra shkencore. Ndaj, sipas tij duhet të ketë një ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse për ta nxjerrë këtë akademi nga gjendja e mjeruar në të cilën ndodhet sot. “Kjo akademi funksionon si Akademia e Shkencave të Serbisë. Ky është një përcaktim shumë i rëndë. Në këtë institucion ka të paktën dy vjet që nuk ka më konkurrencë dhe nuk bëhen më konkurse për vepra shkencore. Kjo akademi është në një gjendje të mjeruar, sepse nuk mund të përballet me shkencëtarët e vërtetë që vijnë nga jashtë”, tha më tej në fjalën e tij Dalipaj.