
Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda me akuza të forta: Ma ka vrarë shteti, sot do të mbushte 22 vjeç

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do të jetë i pranishëm

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara të Ramës, mos u fshihni pas fustanit të Alibeajt

Përmendja e Ramës në çështjen “McGonigal”/ Berisha jep lajmin, zbulon lëvizjen e radhës: Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ja DATA

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit: Deputetë pa sens protagonizmi dhe identitet politik

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat: Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja çfarë çova në SPAK

“Pse nuk qëndron për mëngjes”, me një histori unike në festivalin teatror “Hapat”

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Dhjetor 2022

“Pse nuk qëndron për mëngjes” është një histori unike, që nis me një takim të jashtëzakonshëm dhe vazhdon me një dinamikë aq sa komike po aq edhe rrënqethëse. Vepra teatrore u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” , në netët e festivalit teatror “Hapat”. Vepra e autorëve G.Stone & R.Cooney erdhi në skenë me regji nga Delvis Bejleri. Bela një 17-vjeçare në muajin e nëntë të shtatzanisë, në përpjekje për t'i shpëtuar një sherri agresiv, strehohet në shtëpinë e Dejv. Dejv një punonjës ministrie rreth të 40-tave, i divorcuar nga e shoqja gjendet i papërgatitur përballë kësaj situate. Pas shumë viteve që jetonte vetëm, me një motër të sëmurë mendërisht, papritur në shtëpinë e tij është një vajzë, një bebe dhe shumë debate e ndjenja. Vepra u soll në skenë për publikun nga dy aktorë Delvis Bejleri dhe Belkisa Zhelegu. Vepra teatrore është produksion i “Fondit të teatrit për të rinj” mbështetur nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe teatri "Bylis" Fier. 14 shfaqjet teatrore që u realizuan nga ky fond finalizohen me pjesëmarrjen në festivalin teatror “Hapat” që zhvillohet nga data 30 nëntor deri më 13 dhjetor. Shfaqjet luhen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, teatrit Metropol dhe teatrit privat “Zonja e Bujtinës”. Festivali ka natyrë kompetitive. Vlerësimet do të kryhen nga juria profesioniste e përbërë nga zj. Aneta Malaj, zj. Armela Demaj dhe z. Enke Fezollari. Çmimet që do të jepen janë: Shfaqja më e mirë; Regjia më e mirë; Aktori më i mirë; Aktorja më e mirë. Në fondin e të rinjve ka pasur një numër të lartë propozimesh, ku kanë qenë plot 39 të tilla dhe pjesët për të qenë në skenë janë zgjedhur nga bordi artistik i TKEKS. Projektet përfituese nga ky fond u realizuan nën kujdesin e Teatrit Kombëtar Eksperimental, ndërsa teatrot e rretheve mbështetën projektet përmes logjistikës teatrore.
Më të lexuarat


Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art

Një mbrëmje përkujtimore në TKOB për viktimat e Holokaustit

Senati i ASA-s mblidhet për buxhetin dhe aktivitetet, shqetësim mungesa e fondeve për investimet në rikonceptimin e Muzeut të Arkeologjisë dhe arkivat e instituteve

Adriano Martinolli D’Arcy dhe Petar Pejcic, protagonistët e koncertit “Violonçeli misterioz”

Shfaqja “Mendje të bukura, shpirtra të lirë”, kushtuar tre shkencëtareve, Mari Kyri, Sabiha Kasimati dhe Rozalinda Frenklin
