
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec


Në kalanë e Lezhës po punohet për zëvendësimin e elementeve të dërrasave në urën prej druri. Kjo bëhet me dije nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, që shprehet se ky proces është i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës në sitet tona arkeologjike. “Ekipi i mirëmbajtjes DRTK Shkodër ka nisur punën për zëvendësimin e elementeve të dërrasave në urën prej druri në kalanë e Lezhës. Puna konsiston në identifikimin e elementëve strukturor të urës prej druri që janë të dëmtuara ose të vjetra dhe kanë nevojë për zëvendësim. Ky proces i rëndësishëm ka të bëj me përmirësimin e infrastrukturës së aksesit në sitet tona të vizitueshme, dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme, duke nisur nga parku arkeologjik Lezhë për të qenë gati për sezonin e ardhshëm turistik për vitin 2024”, thuhet nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, që ka ndarë dhe disa foto gjatë procesit të punës në faqen e saj. Kalaja e Lezhës ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Objektet më interesante për t’u vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik. Puna që po bëhet këtë kohë në kalanë e Lezhës vjen në vijim dhe të ndërhyrjeve të tjera, që kanë bërë më parë ekipet e DRTK Shkodër në objekte të trashëgimisë kulturore.
Më të lexuarat


Poezitë e kthyera në këngë nën interpretimin e aktoreve Yllka Mujo dhe Luiza Xhuvani, të shoqëruara në piano nga Merita Tërshana

Nikolin Gurakuqi: Nuk është e lehtë të shkruash opera, nga Ministria e Kulturës duhet më shumë stimulim për kompozitorët shqiptarë

Koncerti “Up-Wards” mbylli edicionin e parë të festivalit “Wednesday in Jazz” në TKOB

Artistët: Opera e parë shqiptare “Mrika” një vepër me muzikë të bukur, ajo përfaqëson realitetin shqiptar të asaj kohe

Gjergj Prevazi: Konkurrenca teatrore rrit përgjegjshmërinë për të selektuar vlera, t’i inkurajosh regjisorët e rinj është dhe duhet të jetë detyrë e çdo teatri

QKLL: E kemi sjellë figurën e shkrimtarit Petro Marko të jetë më i pranishëm në aktivitete

Opera “Carmen” në TKOB, drama e jetës së një gruaje, e cila sfidoi rregullat shoqërore dhe shpërfilli traditat e asaj kohe do të hapë kalendarin artistik të muajit dhjetor

Trashëgimia kulturore në shek. XXI diskutohet në konferencën në Napoli

“Vazhdë” me punët e tetë artistëve, që reflektojnë mbi aktin e përcjelljes së njohurive ndër breza si një element themelor i njerëzimit

Mbrëmja kinematografike në Francë për festat e nëntorit hapet me filmin “Përrallë nga e kaluara”
