BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Punimet e 16 artistëve, për herë të parë në ekspozitën "Gjergji i Kastriotëve"

Punimet e 16 artistëve, për herë të parë në

Ekspozita "Gjergji i Kastriotëve" do të prezantohet për publikun me punimet e 16 artistëve në Qendrën Rinore të Tiranës. Kjo ekspozitë e artit pamor, që prezanton punime të reja për publikun, krijoi një bashkëpunim të ngushtë me vetë qendrën për të organizuar një aktivitet artistik në “Vitin e Skënderbeut”. Ekspozita që bën bashkë 16 artistë është e organizuar nga Daniela Malile dhe e kuron piktorja Ila Selo. Piktore dhe kuratore Ila Selo tregon se ekspozita është e ndërtuar nga zhanre dhe teknika të ndryshme të artit pamor, si skulpturë, vizatim, pikturë, video art, art dixhital dhe më gjerë. “Artisti ka qenë i lirë të shprehë emocionin dhe imagjinatën e tij drejt një figure mjaft të rëndësishme për popullin shqiptar, pra figura e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Krijimet e 16 artistëve janë mjaft kreative dhe vërtetë mbresëlënëse, ku ka shumëllojshmëri idesh, që vijnë nga imazhi historik, luftëtar, jeta, dhe mbi të gjitha luhet edhe simbolika mes asaj që jemi dhe asaj që heroi ynë ka luftuar”, tregon kuratorja Ila Selo. Ekspozita çelet më datë 26 shkurt dhe do të qëndrojë për publikun dhe në data 27 dhe 28 të këtij muaji. Kuratorja tregon se në kuadër të kësaj iniciative artistike kulturore, fton publikun të marri pjesë në hapjen e ekspozitës si mbështetje për artistin dhe një rikujtesë historie në formën piktoreske. “Nëse fjala më e njohur e Skënderbeut ishte “Lirinë nuk jua solla unë, por e gjeta këtu mes jush”, unë dua të shpreh diçka tjetër që në atë çka luftoi Skënderbeu unë e shtoj, ajo është “Artin nuk jua sollëm ne, por e gjetëm këtu mes nesh”. Bota artistike është mjaft e gjerë dhe ka liri të menduari, krijuari dhe ideuari, por që ky art të ec përpara dhe të lulëzoj duhet mbështetja e të gjithëve”, pohon kuratorja Ila Selo.

Ekspozita dhe bashkëpunimi

Në ekspozitën që do të çelet për publikun, ku janë pjesëmarrës me veprat e tyre 16 artistë shqiptarë ka gjithashtu dhe kontributin modest të gjithsecilit prej tyre. Kuratorja tregon se kanë një bashkëpunim të mirë me Qendrën Rinore, e cila herë pas here po krijon mundësi për ekspozita të ndryshme. Kjo ekspozitë sipas saj vjen pas “Poetekës Shqiptare”, që u hap disa ditë më parë. “Jemi 16 artistë, të cilët jemi mbledhur me një shumë modeste, duke qenë dhe pamundësitë kemi arritur të organizohemi në një ekspozitë. Zanafillën e kemi nga Qendra Rinore e Tiranës, që kur organizuam ekspozitën “Poetika Shqiptare” na kërkuan të organizohemi në një ekspozitë tjetër për “Vitin e Skënderbeut””, pohon piktorja dhe kuratorja. Më tej Selo tregon se dhe këtë herë e pranuan ftesën për bashkëpunimin edhe pse një kohë e paktë ata ia dolën të sjellin Skënderbeun me veprat e tyre në pikturë, vizatime, etj. “Normalisht që pranuam edhe përse ishte një kohë relativisht e shkurtër, por ja dolëm të sillnim një risi ndryshe, Skënderbeun, jetën e tij në pikturë dhe më gjerë me mendimet e artistëve dhe fantazitë e tyre. Si artiste le të them se ne kemi një imazh të fuqishëm historik të një kombi, i cili i flet bukur jetës së Skënderbeut, por ama imazhet mungojnë dhe ne kemi veç një imazh portretin e tij dhe atë mbi kalë. Artisti mund ta ketë të lehtë të krijojë çdo lloj imagjinate, ishte dëshira e gjithsecilit që të prekte imazhin e heroit tonë kombëtar”, shton më tej piktorja dhe kuratorja Ila Selo. Ekspozita që vjen për publikun është e para këtë vit me punime të reja kushtuar heroit kombëtar./ Julia VRAPI