BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

Punimet restauruese në Muzeun Etnografik Krujë po vijojnë në tavanin e dekoruar dhe pikturën murale

Punimet restauruese në Muzeun Etnografik Krujë po vijojnë në

Muzeu Etnografik Krujë një tjetër destinacion i trashëgimisë sonë kulturore është në proces restaurimi. Punimet po vijojnë në odën e burrave me restaurimin e tavanit dhe pikturës murale. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se është një punë e jashtëzakonshme për rilindjen e Muzeut Etnografik Krujë! Margariti shkruan në Facebook se falë programit “EU4Culture Albania” ky objekt po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese, procesit të muzealizimit dhe përmirësimit të ekspozimit të artefakteve. “Specialistë të Sektorit të Veprave të Artit të Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore inspektuan nga afër ecurinë e punimeve, të cilat kanë për qëllim restaurimin dhe konservimin e pikturës murale dhe elementëve të drurit të dekoruar. Punimet po vijojnë në odën e burrave me restaurimin e tavanit të dekoruar dhe pikturës murale. Shumë shpejt ky muze do të mund t' ju flasë vizitorëve jo vetëm me artefakte, por edhe nëpërmjet veprave të artit”, shprehet ministrja e Kulturës. Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanëve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture e kategorisë së I-rë. Muzeu Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989. Më parë në faqen e programit “EU4Culture” bëhej me dije ndër të tjera se ndërhyrjet përmbanin punime për ruajtjen e dritës në sipërfaqet e jashtme, të brendshme dhe në çati, dokumentimi, pastrimi dhe stabilizimi i shtresave të lyera, dokumentimi dhe projektimi i bazës së ruajtjes për të gjitha mobiliet, instrumentet dhe pëlhurat, konservimi dhe përmirësimi i pjesshëm i kutive të ekspozitës (kontrolli i ndriçimit/lagështisë), etj. Projekti “BE për Kulturën” është një nga projektet më të mëdha të trashëgimisë kulturore, i cili financohet nga Bashkimi Europian.