BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Kultura

Qendra Kombëtare e Kinematografisë hap sezonin e konkurrimit të projekteve

Qendra Kombëtare e Kinematografisë hap  sezonin e konkurrimit të

Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije hapjen e sezonit të konkurrimit të projekteve kinematografike për filmat. QKK njofton se ka hapur sezonin për konkurrim të projekteve të filmave artistikë me metrazh të shkurtër, filma dokumentarë, filma të animuar, projekte për zhvillim projekti, filma të metrazhit të gjatë të karrierës, filma të metrazhit të gjatë vepër e I&II. Po ashtu në njoftimin drejtuar kineastëvë dhe shtëpive filmike, Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se hapja e konkursit për festivalet ndërkombëtare të filmit, si dhe projektet e ndryshme kinematografike do të merret në konsideratë në varësi të orientimeve që do të japë qeveria lidhur me ecurinë e situatës së pandemisë botërore të krijuar nga COVID-19. “Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, si dhe përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, projekte kinematografike për konkurrim mund të paraqesin vetëm shtëpitë kinematografike/produksionet e regjistruara në QKK. Shtëpitë kinematografike/produksionet, që do të paraqesin projekte në konkurrim duhet të kenë parasysh: a-Të jenë të regjistruara në QKK për vitin kalendarik 2020; b- Të vizitojnë faqen web të QKK, në të cilën ndodhet rregullorja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në të cilën përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin; c-Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com”, thuhet në njoftimin zyrtar të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Sipas QKK, afati i fundit për depozitimin e projekteve do të jetë data 5.6. 2020. Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) është krijuar në vitin 1997. QKK është institucioni më i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri. Përmes administrimit të fondit publik, QKK mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë. Qëllimi i QKK-së është zhvillimi i kinematografisë sonë duke inkurajuar vizionet e reja. Në faqen e QKK thuhet se që prej krijimit të saj, mbështet prodhimin, distribuimin dhe promovimin e filmave me metrazh të gjatë, të shkurtër, dokumentar dhe të animuar.