BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Kultura

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe QSPA, një aktivitet në nderim të Jeronim De Radës

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe QSPA, një aktivitet në

Në 120-vjetorin e ndarjes nga jeta të Jeronim De Radës, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit bashkë me Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët organizoi një takim në nderim të një figure madhore të kulturës. Ky aktivitet u moderua nga studiuesja e QSPA, dr. Jolanda Lila. Studiuesja Lila theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtij aktiviteti, ku në fokus, krahas aspekteve të tjera, ishte edhe botimi i librit “Vepra historiko-filologjike e De Radës”, “In memoriam”, kuruar nga prof. Jup Kastrati botuar nga QSPA. Disa nga ligjëruesit kryesorë të veprimtarisë dhe temat që u mbajtën prej tyre, ishin prof. Ymer Çiraku, që trajtoi ndikimin dhe rolin e J. De Radës në letërsinë shqipe; Behar Gjoka foli për figurën e De Radës si sistem për vlerësimin e raportit të individit me fatin e atdheut; dr. Leka Ndoja trajtoi paraqitjen e botimeve në botën italo-shqiptare mbi veprën dhe figurën De Radës; dr. Manjola Tërshana trajtoi mbresat për punën e kryer në redaktimin e librit “Vepra historiko-filologjike e De Radës”, “In memoriam”, kuruar nga prof. Jup Kastrati, ku u ndal te roli dhe pesha e bibliografisë të përdorur nga prof. Jup Kastrati në punën  e tij të 30 viteve hulumtim mbi De Radën. Dr. Jolanda Lila e përmbylli aktivitetin duke u ndalur në detajet e botimit të veprës “Vepra historiko-filologjike e De Radës”, “In memoriam”, kuruar nga Prof. Jup Kastrati. Jeronim De Rada lindi në vitin 1814 në Maki të Kozencës dhe u nda nga jeta më 28 shkurt 1903. Ai ishte përfaqësuesi i shquar i romantizmit shqiptar dhe atij europian dhe ideologu i Rilindjes kombëtare shqiptare. Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.