BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Kultura

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, fond për letërsinë e fëmijëve

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, fond për letërsinë e

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do ta kthejë muajin qershor, në një muaj ndërgjegjësimi mbi letërsinë për fëmijë. Këtë muaj QKLL bën me dije se do të hapë dhe fondin e letërsisë për fëmijë, duke dashur të mbështesë nxitjen dhe shkrimin cilësor të kësaj letërsie. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) shprehet se në vendin tonë kemi pasur një traditë të mirë të historisë së letërsisë për fëmijë, ku shkrimi i saj shihej si mision i madh. “Që t'i edukojmë më mirë fëmijët tanë, duhet t’u lexojmë libra. Ne kemi pasur një traditë të shkëlqyer në historinë e letërsisë për fëmijë, duke nisur nga Rilindja, ku shkrimi i kësaj letërsie shihej si një mision i madh e i rëndësishëm shoqëror, pedagogjik, artistik dhe kombëtar, letërsi e cila duhej lëvruar për të zhvilluar dhe qytetëruar brezin e ri të Shqipërisë”, shprehet qendra. QKLL pohon se Kostandin Kristoforidhi zë vendin e parë në historinë e lëvrimit të gjuhës shqipe, po edhe të letërsisë artistike për fëmijë (me vjershën “Ylli i vogël lart në qiell”, përrallëzën “Dy dhitë” apo tregimin e gjatë “Gjahu i malësorëve”). Po ashtu sipas qendrës, nuk duhet të harrojmë Naum Veqilharxhin themelues i abetares shqipe, Naim Frashërin, Sami Frashërin, Çajupin- përshtatësi më i talentuar i fabulave të La Fontenit, fabula të cilat, si na thotë vetë me një vjershë origjinale në faqen e parë të librit në fjalë, ua adresoi fëmijëve, brezit të ri, po kështu autorë si Gjerasim Qiriazi, Papa Kristo Negovani, Anton Xanoni, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Asdreni etj. Për të vijuar me autorët që i dhanë jetë kësaj letërsie në kohë të tjera, si Bedri Dedja, Astrit Bishqemi, Odhise Grillo, Agim Deva, Hamit Boriçi, Faik Shkodra, Tasim Gjokutaj, Gaqo Bushaka, Adelina Mamaqi, Pandeli Koci, Petro Marko, etj. Sot kemi një brez të ri autorësh që shkruajnë për fëmijë, të cilët vijojnë këtë traditë të çmuar me vlera edukuese dhe QKLL bën me dije se do të vijojnë dhe aktivitete, se si është kjo letërsi sot. “QKLL-ja do të rikthejë historinë e kësaj tradite përgjatë këtij muaji në faqet tona në Facebook e Instagram, si një homazh nderimi për të gjithë ata që i dhanë jetë kësaj historie duke pasuruar gjuhën shqipe, por dhe do të ngrejë tryeza diskutimesh e dialogësh për këtë letërsi sot. Si është letërsia bashkëkohore për fëmijë sot? Të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia apo diaspora, do të jenë në takime virtuale për të na dhënë një tablo të historisë sonë bashkëkohore të letërsisë për fëmijë. Lexime dhe reflektime, në një muaj që do të jetë më pranë fëmijëve”, shprehet Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.