BREAKING NEWS

Kuvendi merr vendimin më të fundit, miraton Komisionin e Posaçëm Hetimor për çështjen që ndezi politikën shqiptare

Kuvendi merr vendimin më të fundit, miraton Komisionin e
x

Kultura

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me aktivitete kushtuar përkthyesve

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me aktivitete kushtuar

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe "Tetorin Gjerman", organizoi aktivitetin "Përkthimi përtej Kufijve- In Memoriam- Përkthyesit Gjermanisht - Shqip". Aktiviteti u zhvillua në përkujtim dhe nderim të veprës së katër përkthyesve të gjermanishtes Skënder Luarasi, Afrim Koçi, Robert Shvarc, Ardian Klosi. Aktiviteti u organizua në mjediset e jashtme të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe të ftuar familjarë të përkthyesve, botues dhe përkthyes. Në aktivitet ishte i pranishëm dhe Enrico Gunther, drejtues i Sektorit të Kulturës dhe Shtypit pranë Ambasadës Gjermane, i cili e vlerësoi këtë aktivitet "In Memoriam" të organizuar nga QKLL-ja për misionin e këtyre katër figurave të rëndësishme të përkthimit në kulturën letrare shqipe, si dhe studiues dhe përkthyes të gjuhës gjermane. Po dje pasdite Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit një takim letrar me përkthyesin Edmond Tupja, me temë "Letërsia dhe përkthimi". Gjatë këtij takimi Tupja foli për letërsinë dhe zejen e përkthyesit, për veprat e tij të botuara dhe përkthimet nga gjuha frënge. Aktiviteti u zhvillua, duke respektuar masat e vendosura ndaj covid-19. Edmond Tupja është autor tekstesh universitare, vëllimesh me poezi e prozë në shqip dhe frëngjisht, leksikograf, publicist e kritik, laureat çmimesh kombëtare e ndërkombëtare, ka shqipëruar vepra të shkrimtarëve të njohur francezë. Që në ditët e para të këtij muaji QKLL po zhvillon aktivitete të ndryshme kushtuar librit dhe përkthimi. Festivali i letërsisë hapi siparin në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ku autorët e rinj zënë hapësirën më të madhe të tij. “Kryqat e minaret e ngurta”, vargu i Migjenit është motoja e festivalit të letërsisë këtë vit, i cili zhvillohet edhe në kuadër të “Tetorit të Librit”. Në një ceremoni të zhvilluar në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, komiteti drejtues i çmimit për “Poetin Laureat” në ditët e para të tetorit shpalli 25 kandidaturat për këtë çmim. Qëllimi i këtij vlerësimi është ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e leximit të poezisë. Ky çmim më 30 tetor do t’i akordohet një personaliteti në fushën e poezisë shqipe, i cili, përgjatë një mandati dyvjeçar, do të jetë në krye të një fushate publike me në fokus poezinë shqipe.