BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Kultura

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpall fondin e krijimtarisë letrare për të rinj

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpall fondin e krijimtarisë

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli fondin e krijimtarisë letrare për të rinj. QKLL shprehet se mbështetja e letërsisë së autorëve të rinj do të jetë në fokus të punës së saj. “Në zbatim të kësaj politike, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpall të hapur fondin e krijimtarisë letrare për të rinj, për vitin 2020. Ky fond do të nxisë dhe mbështesë financiarisht procesin krijues të autorëve të letërsisë së sotme shqipe. QKLL-ja do t’u japë përparësi krijuesve të rinj, duke marrë parasysh vështirësitë që ata hasin për t’u evidentuar dhe promovuar në fushën e letrave. “Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj”, do të vijojë të shpallet edhe në vitet e ardhshme nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit”, bën me dije qendra. Thirrja është e hapur për të gjithë krijuesit e poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri në 35 vjeç. Aplikimi kryhet nga botuesi, i pajisur me licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor. Financimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës do të mundësohet nga QKLL-ja dhe i shkon drejtpërdrejt autorit. QKLL bën me dije se aplikimi filloi më datën 10 korrik dhe përfundon në datën 28 gusht 2020, ora13:00. “Ju lutemi, dorëzoni dokumentacionin përkatës pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 28 gusht 2020, ora 13:00, në adresën Rruga “Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri, pranë hotel “Domus”, dhe në postën elektronike: [email protected]”, njofton Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Në rregullat e Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit thuhet se fondi i dhënë do të jetë në shumën 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë ALL). Aplikimi duhet të bëhet nga shtëpi botuese të licensuara. Vepra e propozuar nuk duhet të jetë botuar më parë. Minimumi i tirazhit për botimin e propozuar duhet të jetë të paktën 500 kopje. Komisioni, i cili do të përzgjedhë fituesit, përbëhet nga ekspertë të fushës së letërsisë dhe botimit. Vlerësimi i projektit bëhet duke u bazuar te vlerat artistike të veprës. Projektet e dorëzuara, të financuara pjesërisht dhe/ose tërësisht nga ente të tjera, nuk mund të përzgjidhen për të marrë mbështetje financiare nga Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj, apo institucione të tjera në Republikën e Shqipërisë.