BREAKING NEWS

Marrëveshja për Zgjedhoren përfshin votën e emigrantëve? Ja si përgjigjet Damian Gjiknuri

Marrëveshja për Zgjedhoren përfshin votën e
x

Kultura

Qëndrim Rijani: “Toka e premtuar”, bazuar mbi një ngjarje të vërtetë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Qëndrim Rijani: “Toka e premtuar”, bazuar mbi një ngjarje

Dokumentari artistik “Toka e premtuar” është një projekt, i cili pritet të nisë xhirimet. Një projekt me regji nga Qëndrim Rijani, i cili bazohet në një ngjarje të vërtetë. Ky projekt i këtij dokumentari artistik ka në qendër të tij ngjarjet, që zhvillohen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me skenar nga Venko Andonov dhe regji nga Qëndrim Rijani dokumentari artistik është një projekt për të cilin xhirimet janë menduar të zhvillohen gjatë muajit qershor, por kjo dhe në varësi të situatës që do të jetë në vendin tonë. I njohur me aktivitetin e tij në fushën e teatrit këtë herë regjisori Qëndrim Rijani është fokusuar në një projekt me filmin dokumentar. Regjisori Rijani shprehet se në pjesë më të madhe të tij dokumentari “Toka e premtuar” do të inskenohot dhe ky projekt është një bashkëpunim me tre shtete. ““Toka e premtuar” është një dokumentar artistik, bashkëpunim midis Maqedonisë, Izraelit dhe Shqipërisë. Ngjarja zhvillohet gjatë Luftës së Dytë Botërore, 90 për qind e dokumentarit do të inskenohet. Xhirimet janë paraparë për muajin qershor”, tregon regjisori Qëndrim Rijani për këtë projekt të dokumentarit. Për këtë projekt që i takon një dokumentari artistik, regjisori Qëndrim Rijani ka bashkëpunuar me skenaristin Andonov, që siç pohon dhe vetë është i njohur me punën e tij. Duke folur për filmin dokumentar që është në vijim të projekteve të tij si regjisor Qëndrim Rijani shton më tej, se përmes tij do të dalë në pah përpjekja e shqiptarëve për të shpëtuar hebrenjtë. “Skenarin e ka bërë Venko Andonov dhe është një skenarist i njohur serb. Ngjarja bazohet në një ngjarje të vërtetë të një çifti hebrenj, i cili ka arritur të shpëtohet nga shqiptarët e Shkupit pastaj Kosovës dhe më pas Shqipërisë. Pra përmes kësaj ngjarje të vërtetë do të dalë në pah përpjekja e shqiptarëve për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, pohon regjisori Rijani.

Xhirimet e dokumentarit

 Dokumentari artistik “Toka e premtuar” do të ketë si vende të xhirimeve Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë dhe dhe Izraelin. Për dokumentarin artistik që pritet të nisë dhe xhirimet në varësi dhe të situatës që do të jetë në vend, regjisori Qëndrim Rijani tregon se do të jenë dhe disa aktorë që do të luajnë te “Toka e premtuar”. “Do të kemi disa aktorë nga Shqipëria që do të lujanë, pasi brenda dokumentarit do tregohet vetëm jeta e çiftit, sepse do të inskenohet”, pohon regjsori Rijani. Në skenën teatrore me vepra të ndryshme jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë saj si regjisor Qëndrim Rijani ka një aktivitet të vlerësuar. Por ai tregon se me filmin angazhimi i tij ka qenë më pak. “Deri tani puna ime në film ka qenë shumë pak. Kam bërë gjëra të vogla”, pohon ai. Qëndrim Rijani është prezantuar me shfaqjet e tij në festivale me karakter ndërkombëtar si në Shqipëri, Maqedoni, Rusi, Serbi, Turqi, Bosnjë, Zvicër, Kosovë, etj. Rijani është diplomuar në degën e Regjisë së Teatrit në Universitetin e Arteve në Tiranë. Në po të njëjtin universitet ka kryer edhe studimet master - dega: Regji-Teatri dhe Spektakli. Disa nga veprat e tij në skenat teatrore në Shqipëri dhe jashtë saj përmendim: “Ne vijmë për ajër” autor Scott O. Moore, “Kapitulli i Dytë” nga Neil Simon, “Gjymtimi” nga Martin Mcdonagh, “Doktor Shuster” nga Dusan Kovacevic, “Art” nga Yasmina Reza, “Shtëpia e Bernarda Albës” nga Federico Garcia Lorca, “Darka e Thërrimeve” me autor Refet Abazi, “39 Hapat” nga Alfred Hitchcock, etj.