BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x
BREAKING NEWS

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me lot në sy mban fjalimin drithërues dhe zbulon vendimin që ka marrë: Do plotësoj porosinë e babait!

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me
x
BREAKING NEWS

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi i jashtëzakonshën i PS, ja kush e shoqëronte kryeministrin Rama në momentin e hyrjes dhe gjesti i tij që tërhoqi vëmendjen (VIDEO-LIVE)

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi  i jashtëzakonshën i PS, ja kush e
x
BREAKING NEWS

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e
x
BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x

Kultura

Qeveria miraton planin e menaxhimit për Parkun e Butrintit, ja gjetjet dhe si pritet të ndërhyhet

Qeveria miraton planin e menaxhimit për Parkun e Butrintit, ja gjetjet dhe

Qeveria shqiptare ka miratuar planin e menaxhimit për Parkun Kombëtar të Butrintit. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit, duke u bazuar në Kushtetutë dhe në ligjin për trashëgiminë kulturore dhe muzetë dhe me propozim të ministres së Kulturës Elva Margariti dhe atij të Turizmit, qeveria vendosi që të miratohet plani i menaxhimit të integruar të Parkut të Butrintit. Qyteti antik i Butrintit për herë të parë u shpall monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Plani i ri synon, që të prodhojë, krahas planit të përgjithshëm të menaxhimit, një plan biznesi të ri për zonën UNESCO të Butrintit, si dhe përgatitjen e një harte të përditësuar GIS për gjithë territorin e Parkun Kombëtar të Butrintit 9 000 ha. Në vendim theksohet se të gjitha shpenzimet për menaxhimin e parkut të Butrintit do të mbulohet totalisht nga buxheti i shtetit, duke mos e futur aspak në lojë privatin. “Ministria e Kulturës ka në fokusin e saj menaxhimin e burimeve arkeologjike të Zonës A3, gjë e cila ka sjellë mungesë të propozimeve për nisma ligjore që përfshijnë mbarë parkun, në veçanti në lidhje me angazhimin e komunitetit, të cilit nuk i është kushtuar kujdesi i duhur. Punonjësit e specializuar të Butrinit në Zonën A3, ndihen jo të përfshirë në vendimarrjet e rëndësishme të marra nga institucionet. Këshillat e tyre, të cilat janë të bazuara në përvojën praktike, në shumë raste do të ishin të vlefshme. Mungesa e investimeve të mundshme private në menaxhimin e sitit nënkupton se të gjitha kostot janë të mbuluara nga qeveria nëpërmjet fondeve publike. Fakti që buxhetet përcaktohen çdo vit nga qeveria, frenon investimet strategjike afatgjata, të cilat mund të arrihen nëpërmjet përfshirjes së sektorit privat jofitimprurës”, thuhet në vendim.

Nevojat për ndryshim

Në planin e menaxhimit për Parkun Kombëtar të Butrintit qeveria ka parashikuar edhe nevojat për ndryshim. Duke qenë se më parë nuk është hartuar asnjë plan menaxhimi ka lindur nevoja për ndërhyrje urgjente në këtë park, për të evituar dëmtimet dhe mbjelljet e jashtëligjshme. Sipas qeverisë, këto ndërhyrje do të rrisin numrin e vizitorëve në këtë zonë. “Si rrjedhojë: Zona A3 ka nevojë urgjente për ndërhyrje konservimi, si dhe trajtimin e ambienteve për stafin dhe vizitorët. Parku në tërësi nuk ka një plan zbatimi të publikuar, i mungon monitorimi dhe mbikëqyrja e ditore dhe si rrjedhojë evidentohen zhvillime të paplanifikuara, dëmtime të habitatit dhe rrethime dhe mbjellje të jashtëligjshme, ku disa prej tyre ndodhin në zona me ndjeshmëri arkeologjike, në Fushën e Vrinës dhe gjetkë. Kur Fondacioni Butrinti pushoi përfundimisht së funksionuari në terren në vitin 2012, nuk kishte një plan afatgjatë të dakordësuar me qeverinë për menaxhimin e ardhshëm të sitit. Nisur nga ky fakt, qeveria ndoqi të njëjtën mënyrë menaxhimi si të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë (përfshirë edhe ato që kishin të bënin drejtpërdrejtë me Butrintin), si bujqësia, konservimi dhe turizmi”, thuhet në vendim. Po ashtu, në vendim theksohet se modeli aktual i menaxhimit të Butrintit nuk ka një strukturë të pershtatshme që të funksionojë në sit. Ekspertiza është e pa mjaftueshme për të gjitha fushat e trashëgimisë kulturore, si: menaxhimi, konservimi, mbledhja e fondeve, marketing/marrëdhënie me publikun, kërkim dhe zhvillim, projekte multi disiplinore. Kjo për shkak të paqëndrueshmërisë së stafit në strukturat e menaxhimit dhe për shkak të mungesës së ndryshimit të organigramave tradicionale me pozicione dhe nevoja bashkëkohore.