BREAKING NEWS

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë në aksin Sauk-Teg, policia përballet me atë që nuk pritej (VIDEO)

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë
x

Ekonomia

Qeveria planifikon rritje të çmimit për ujin, brenda vitit 2030 shqiptarët do të paguajnë tarifë 75% më të lartë

Qeveria planifikon rritje të çmimit për ujin, brenda vitit 2030

Esmeralda Hida

Që prej 2019 e në vitet në vazhdim tarifa e ujit për familjet shqiptare do të progresojë në rritje. Në strategjinë kombëtare të sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve 2020-2030, të nxjerrë për konsultim, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikon një rritje graduale të tarifës së ujit. Ndërsa pritet që deri në 2030 vlera e tarifës të shënojë rritje me 75%. Sipas dokumentit të publikuar kjo rritje do të ruajë normën e përballueshmërisë për familjet me të ardhura të ulta. “Strategjia financiare parashikon një rritje prej 75% të tarifës së ujit nga viti 2019 deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive UK. Sidoqoftë, rritja mesatare e tarifave nuk e prek çështjen reale të përballueshmërisë pasi tarifa mbetet nën pragun e përballueshmërisë gjatë gjithë periudhës, madje mbetet e tillë edhe për 10% e popullsisë me të ardhura më të ulta”, shpjegohet në dokument. Më tej sqarohet se kjo rritje po bëhet për t’i dhënë mundësi Ujësjellës-Kanalizimeve në vend për më shumë investime dhe përmisimin e këtij sektori në të gjithë territorin. “Për më tepër, tarifa mesatare mbetet tre herë më e ulët se pragu i përballueshmërisë, duke theksuar se ka ende hapësirë për të rritur tarifat me qëllim përmirësimin e performancës financiare të shoqërive, pa shkaktuar probleme të përballueshmërisë. Kështu që, tarifat mund të bëhen një burim financimi i rëndësishëm për sektorin në të ardhmen dhe të mbështesin zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Sektorit UK”, theksohet në dokument. Ndërkohë, në Strategjinë e Tarifave të Përballueshme thuhet se politikat tarifore dhe përcaktimi i tarifave do të sigurojnë që shërbimet UK të jenë të përballueshme në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat përcaktojnë normën tavan 5% të tarifës në raport me të ardhurat e familjes. “Tarifat duhet të jenë të përballueshme duke patur parasysh që fatura ujit dhe kanalizimeve duhet të jetë jo më shumë se 5 për qind e të ardhurave familjare për familjet me të ardhurat më të ulta”, përcaktohet në dokument. Gjithsesi duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të familjeve shqiptare, nuk përjashtohet mundësia që për disa prej tyre rritja e çmimit të ujit të jetë e papërballueshme. “Fatura e ujit përfaqëson 2.2% të të ardhurave për një familje me nivel mesatar të ardhurash dhe rreth 3% të të ardhurave për familjet me të ardhura me të ulëta. Megjithatë duhet theksuar se nëse tarifat do të rriten që të mbulojnë kostot totale të operimit, disa çështje të përballueshmërisë mund të lindin sidomos për 40% që përfaqëson familjet me të ardhura më të ulëta”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Situata e dobët financiare e UK-ve në vend

Në dokument flitet për një gjendje financiare të dobët të UK në vend, Kjo është një nga arsyet e rishikimit në rritje të tarifës për vitet e ardhshme. Sipas ministrisë, të ardhurat që krijohen nga tarifat janë një burim kryesor për financim i këtij sektori. “Situata e vështirë financiare e shoqërive UK e bën pothuajse të pamundur menaxhimin e duhur dhe të qëndrueshëm të aseteve dhe zbatimin e programeve të mëdha të investimeve kapitale. Të ardhurat nga tarifat përfaqësojnë afërsisht 50% të burimeve të financimit të përgjithshëm të sektorit të ujit në Shqipëri. Në dhjetëvjeçarin e fundit, tarifat kanë përfaqësuar burimin kryesor të financimit të sektorit të ujit”, thuhet në dokument. Sipas përllogaritjeve të shifrave, tarifat nuk janë të larta, madje nuk janë të mjaftueshme për të siguruar të ardhurat që i duhen çdo pike UK në vend. “Nëqoftëse krahasojmë vetëm tarifat e ujit ndërmjet shoqërive UK, ato variojnë duke u nisur nga tarifa më ulët në 6.95 lekë/m 3 dhe tarifa më e lartë në 90.39 lekë/m3. Si rrjedhojë, shumica e shoqërive UK nuk janë në gjendje të mbulojnë kostot totale të operimit për shkak të kombinimit të tarifave të ulëta, nivelit të ulët të arkëtimeve, niveleve të larta të ujit pa të ardhura dhe mungesës së përgjithshme të eficiencë së shërbimeve”, theksohet në dokument.