BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Kultura

QKK, vlerësohen shtatë projekte të filmit të shkurtër për financim

QKK, vlerësohen shtatë projekte të filmit të shkurtër

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se u finalizua vlerësimi me pikë për projektet për filma artistikë me metrazh të shkurtër. Anëtarët e Këshillit të Miratimit të Projekteve, kryen votim personal (on line) sipas formularit të fletës së votimit të miratuar për secilin projekt. Në konkurrim ishin 21 projekte filmi dhe Këshilli i Miratimit të Projekteve vendosi t’i propozojë kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve, që kanë grumbulluar në total mbi 360 pikë. Në propozim për financim janë shtatë projekte, që janë përzgjedhur. QKK bën me dije se projektet që janë përzgjedhur për financim janë: 1-“Dori”, skenari Genc Përmeti, regjia Redvis Mazi, producent “Emblem” totali 400 pikë; 2-“Pelikanët e zinj”, skenari dhe regjia Luli Bitri, producent “Action Production” sh.p.k., totali 377 pikë; 3- “Tërmeti”, skenari dhe regjia Koloreto Cukali, producent “Sofilms” sh.p.k., totali 374 pikë; 4-“Mbjellja e pemëve”, skenari Ylljet Aliçkaj, regjia Fabio Seferi, producent “Makers Production” shp.k., totali 372 pikë. Projekti i pestë që propozohet është “2028: Reformation”, skenari Genc Përmeti, regjia Evi Gjoni, producent “Ska-Ndal” sh.p.k., totali 371 pikë; projekti i 6-të është “Autobusi 13”, skenari dhe regjia Ornela Karaj, producent “Papadhimitri Film Production” sh.p.k., totali 368 pikë. Projekti i shtatë është “Diell”, skenari Rain Nikolla dhe Tomas Logoreci, regjia Rain Nikolla, producent “Art Film” sh.p.k., totali 361 pikë. Në faqen e QKK në lidhje me projektet e filmit, thuhet se qëllimi i QKK-së është zhvillimi i kinematografisë sonë duke inkurajuar vizionet e reja. “Kriteri kyç në proçedurën e përzgjedhjes së projekteve fituese mbetet vlera artistike. QKK që prej krijimit të saj, mbështet prodhimin, distribuimin dhe promovimin e filmave me metrazh të gjatë, të shkurtër, dokumentar dhe të animuar. QKK përkrah kineastët shqiptarë veçanërisht për bashkëprodhime ndërkombëtare. Kjo është një strategji efikase për të siguruar distribucion dhe një audiencë më të gjerë jashtë kufijve. QKK financon filma me metrazh të shkurtër të regjisorëve të rinj, si dhe ndihmon studentët kineastë në produksionet e tyre të para kinematografike”, shprehet qendra.