BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

QKLL dhe Ambasada e Francës, marrëveshje bashkëpunimi për përkthyesit e autorët

QKLL dhe Ambasada e Francës, marrëveshje bashkëpunimi për

Programi i formimit për përkthyes të rinj shqiptarë, ishte një nga pikat e marrëveshjes që u nënshkrua nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Ambasada e Francës në Shqipëri. QKLL dhe Ambasada e Francës lidhën një marrëveshje bashkëpunimi për t'i dhënë jetë projekteve të përbashkëta në fushën e librit. Marrëveshja u nënshkrua nga z. Jerome Spinoza, Këshilltar për Marrëdhëniet Kulturore dhe znj. Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së. Në këtë marrëveshje që u nënshkrua së fundmi, të dyja palët do të bashkojnë përpjekjet e tyre për të bërë të mundur publikimin e autorëve shqiptarë në gjuhën frënge dhe reciprokisht, të autorëve francezë në gjuhën shqipe. Ambasada mbështet realizimin nga ana e Qendrës të Programit të Mbështetjes së Publikimeve të dedikuar frankofonisë (PAP-FR). Ky i fundit do të jetë i koordinuar me Programin e Ndihmës së Publikimit të Qendrës (PAP-AL); QKLL-ja dhe ambasada do të nisin programin e formimit të përkthyesve të rinj shqiptarë. Me këtë qëllim, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të organizojë nga data 30 qershor deri më 31 dhjetor 2021 një plan trajnimi me profesorë të Departamentit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe ekspertët francezë. Përgjatë vitit 2021, ambasada do të vërë në dispozicion të programeve të saj një shumë maksimale për të financuar përkthimet e veprave të përzgjedhura nga PAP-FR dhe për shpenzimet e ekspertëve francezë, që do të vijnë për të trajnuar përkthyesit e rinj shqiptarë. Në materialin për këtë marrëveshje, thuhet mes të tjerave se Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të vërë në dispozicion një shumë maksimale, për të financuar përkthimet e veprave të përzgjedhura në PAP-AL dhe do të marrë përsipër shpenzimet që lidhen me programin e trajnimit të përkthyesve të rinj. Thirrja e përbashkët në mbështetje të botuesve që zgjedhin të sjellin në shqip autorë francezë do të hapet më 10 qershor 2021. Në faqen e QKLL-së thuhet se misioni i saj është ndjekja dhe zbatimi i projekteve në fushën e librit, sipas programit qeverisës të ministrisë përgjegjëse për librin, duke synuar përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun evropian dhe atë botëror.