BREAKING NEWS

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep përgjigjen e prerë gazetarit

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep
x

Kultura

QKLL dhe Muzeu Historik Kombëtar, me forumin “Letërsia për fëmijë, sfidat e leximit"

QKLL dhe Muzeu Historik Kombëtar, me forumin “Letërsia për

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit për Fëmijë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Muzeu Historik Kombëtar organizuan të premten forumin "Letërsia për fëmijë, sfidat e leximit", me pjesëmarrjen e shkrimtarëve të letërsisë për fëmijë dhe botues. Për të folur në këtë aktivitet ishte një panel i zgjedhur, i përbërë nga drejtori i muzeut dr. Dorian Koçi, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli, shkrimtarja Adelina Mamaqi, etj, ku në fokusin e diskutimit ishte letërsia për fëmijë si një mjet edukimi estetik, atdhetar edhe qytetar për brezat. Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhi, vuri theksin në rolin që ka letërsia për fëmijë në edukimin e brezave, rëndësinë që duhet t'i kushtojmë ne si shoqëri si dhe lëvrimit të këtij zhanri letrar. Shkrimtarja Adelina Mamaqi, në fjalën e saj shprehu vërejtje për institucionet, si dhe përkthimin. “Kam një vrenjtje për Ministrinë e Kulturës. Përkthehen kaq libra nga letërsia shqipe në gjuhë të huaj, përse nuk përkthehet letërsia për fëmijë? Nuk kanë faj shkrimtarët e rinj që nuk shkruajnë, pasi deri tani ka qenë e nëpërkëmbur letërsia për fëmijë, të shikojmë si do të shkojë”, tha shkrimtarja. I pranishëm në këtë forum, në fjalën e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi shprehu mes të tjerave edhe kënaqësinë për bashkëpunimin në të tilla aktivitete. "Lëvrimi i letërsisë për fëmijë është një traditë e hershme e autorëve tanë që në periudhën e Rilindjes Kombëtare e në vazhdim, traditë e cila vazhdon dhe në ditët e sotme. Gjej rastin të shpreh kënaqësinë dhe mbështetjen nga Muzeu Historik Kombëtar jo vetëm për autorët por edhe për botuesit, si dhe bashkëpunimin në aktivitetet e ndryshme në funksion të promovimit të letërsisë për fëmijë", tha ai. Ky aktivitet pati si qëllim sjelljen në vëmendje dhe mbështetjen e kësaj letërsie që ka një traditë të hershme dhe të vazhdueshme në letrat shqipe, duke pasur në fokus politikat e promovimit të kësaj letërsie dhe të shkrimtarëve. Aktiviteti u zhvillua sipas udhëzimeve dhe masave për mospërhapjen e virusit Sars-Cov 2.