BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Kultura

QKLL dhe QSPA, me projekte dhe bashkëpunime për komunitetin arbëresh

QKLL dhe QSPA, me projekte dhe bashkëpunime për komunitetin

Projekte të përbashkëta për komunitetin arbëresh dhe letërsinë do të jenë në bashkëpunimin mes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët. Të hënën një memorandum mirëkuptimi u nënshkrua midis dy institucioneve, përfaqësuar nga prof. Diana Kastrati drejtore e QSPA-së dhe Alda Bardhylit, drejtore e QKLL-së. Ky memorandum mirëkuptimi, sipas QKLL rregullon marrëdhëniet midis palëve me qëllim zbatimi i projekteve të përbashkëta. “Projektet në fjalë kanë si qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve për shkëmbimin e ekspertizës dhe përkujtimin e ngjarjeve më të rëndësishme historike të komunitetit arbëresh, nxitjen e leximit dhe të krijimtarisë të lidhur me promovimin e letërsisë arbëreshe dhe të autorëve që studiojnë letërsinë arbëreshe brenda dhe jashtë vendit”, shprehet Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Projektet që do të realizohen synojnë në botimin dhe promovimin e librave të autorëve të ndryshëm që studiojnë letërsinë arbëreshe, në mjediset e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët dhe në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit duke promovuar personalitetet dhe ngjarjet e rëndësishme historike. Një vit më parë filloi funksionimi i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët. Pavarësisht kushteve të vështira të emergjencës dhe kushteve të karantinës, ka vijuar puna pa ndërprerje për vënien në funksion të plotë të kësaj qendre kërkimore-shkencore. Krijimi i QSPA ka pasur si synim kryesor studimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë së bashkëkombësve tanë përtej detit, të emigruar që në kohën e Skënderbeut, përmes koordinimit të lidhjeve më të forta me këtë komunitet, si dhe hartimi i strategjive për ruajtjen nga asimilimi gjuhën dhe kulturën e arbëreshëve dhe promovimi i arritjet kryesore të tyre. Gjithashtu u realizua një numër i lartë marrëveshjesh dhe memorandumesh bashkëpunimi si dhe një sërë takimesh virtuale me tematika shkencore dhe kulturore mbi historinë dhe trashëgiminë arbëreshe, lidhur me tematika të caktuara apo përvjetorë personazhesh të këtij komuniteti.