BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

QKLL hap thirrjen për aplikime të veprave shqip në gjuhë të huaj

QKLL hap thirrjen për aplikime të veprave shqip në gjuhë

Qendra Kombëtar e Librit dhe Leximit ka hapur thirrjen për aplikime për përkthime të veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj. Sipas Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit ( QKLL) ky fond kontribuon në rritjen e interesit të botuesve të huaj për veprat shqiptare. Thirrja u hap më datë 1 mars dhe do të vijojë deri më datë 31. Në materialin e QKLL thuhet mes të tjerave se synohet mbështetja e përkthimit të veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale dhe bashkëkohore shqipe. “Mbështetje për përkthimin e veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL), hap thirrjen për aplikime për përkthime të veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj. Ky fond kontribuon në rritjen e interesit të botuesve të huaj për letërsinë shqipe. Kjo thirrje mbetet pjesë e përhershme e politikave të QKLL-së për të promovuar letërsinë shqipe në kultura të tjera. Ajo synon të mbështesë përkthimin e veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale dhe bashkëkohore shqipe në prozë, poezi dhe eseistikë”, thuhet në njoftimin që ka bërë Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Aplikimet do të vazhdojnë deri më datë 31 mars në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, ndërsa kërkesa duhet të dorëzohet nga një botues i huaj, i pajisur me licencë botimi. Botuesi duhet të sigurojë të drejtat e autorit para se të aplikojë ose të paktën të jetë në proces të sigurimit të së drejtës së autorit (kontrata origjinale duhet të jetë në gjuhën shqipe ose angleze). Botuesi duhet të paraqesë kontratën me përkthyesin (kontrata origjinale duhet të jetë në gjuhën shqipe ose angleze). Botuesi duhet të paraqesë një pjesë nga libri origjinal dhe përkthimin e tij, sipas specifikimeve në formular. QKLL shprehet se është e angazhuar të parandalojë çdo keqpërdorim, abuzim ose kopjim të tekstit të përkthyer. Pas miratimit të mbështetjes financiare, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të nënshkruajë një kontratë me botuesin. Financimi i plotë / i pjesshëm i përkthimit të siguruar nga QKLL, do të transferohet në llogarinë e botuesit. Aplikimet pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit mund të dorëzohen brenda datës 31 Mars, ora 14:00, duke dërguar dokumentet përkatëse elektronikisht në [email protected], si dhe në adresën postare: Rruga “Papa Gjon Pali II”, 1010, pranë Hotel Domus, Tirana, Albania.