BREAKING NEWS

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste dhe të formuar nga UDB-ja, ja si “gjeneralët” e tij takuan Arkanin

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste
x

Kultura

 QKLL hap thirrjen për “Fondin e Librit me Ilustrime”, aplikimet deri më 26 nëntor

 QKLL hap thirrjen për “Fondin e Librit me Ilustrime”,

 Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka hapur thirrjen për “Fondin e Librit me Ilustrime”. QKLL shprehet se qëllimi i këtij fondi është mbështetja e artit të ilustrimit dhe vijimi i një tradite shqiptare dhe botërore në fushën e editorisë, duke dashur të frymëzojë një brez të rinj artistësh të kësaj fushe krijimi. Thirrja u hap më datë 11 nëntor dhe do të qëndrojë deri më datë 26 të këtij muaji. Projekti “Fondi i Librit me Ilustrime”, do të vijojë të shpallet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit edhe në vitet e ardhshme. Libri duhet të jetë i pabotuar ose në proces botimi. Aplikimi kryhet nga individë, ose ent botues i pajisur me licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor. Financimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës do të mundësohet nga QKLL-ja dhe i shkon drejtpërdrejt krijuesit. Fituesit shpallen në datën 7 dhjetor 2020. Kjo thirrje vjen në vijim dhe të atyre që janë hapur më parë në fushën e letërsisë dhe përkthimeve. Në muajin korrik të këtij viti QKLL shpalli fondin e krijimtarisë letrare për të rinj. Më parë QKLL bënte me dije se dhe ky fond do t’u japë përparësi krijuesve të rinj, duke marrë parasysh vështirësitë që ata hasin për t’u evidentuar dhe promovuar në fushën e letrave. Në vijim të aktiviteteve që ka zhvilluar QKLL përmendim dhe Festivalin e Letërsisë gjatë muajit tetor në vendin tonë. Gjatë ditëve të tij u zhvilluan aktivitete të ndryshme me në qendër autorin dhe librin. Festivali i Letërsisë hapi siparin në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Autorët e rinj zunë hapësirën më të madhe të këtij festivali. “Kryqat e minaret e ngurta”, vargu i Migjenit ishte motoja e Festivalit të Letërsisë këtë vit, i cili u zhvillua në kuadër të “Tetorit të Librit”, një muaj i konceptuar si një dialog mbi librin. Në faqen zyrtare të QKLL shkruhet se misioni i saj është ndjekja dhe zbatimi i projekteve në fushën e librit, sipas programit qeverisës të ministrisë përgjegjëse për librin, duke synuar përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun evropian dhe atë botëror.