
VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën ‘bombë’: Kompania që ka dhënë ekskluzivitetin kërkoi mbylljen e ‘Big Brother VIP’

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

QKLL, një takim mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin e Librit në Torino

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Mars 2023

Shqipëria do të jetë e ftuara e nderit në Panairin e Librit në Torino. Panairi do të zhvillohet nga data 18 deri më 22 maj. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli bashkë me përfaqësues të Regione Puglia, botuesin italian, z. Livio Muci, i cili ka një kontribut në njohjen e librit shqip në gjuhën italiane, kryetarin e Shoqatës së Botuesve, z. Petrit Ymeri, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, biseduan për një përfaqësim sa më dinjitoz të librit e autorit shqiptar në këtë ngjarje të rëndësishme për botën letrare, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë. "Përmes pasqyrës" është tema e edicionit XXXV të Sallonit Ndërkombëtar të Librit të Torinos. Një himn për imagjinatën, forcën që e ka shtyrë gjithmonë njeriun përtej banalitetit, jetës së përditshme, përtej vetë realitetit dhe një homazh për universin brilant të autores britanike Lewis Carroll. Më herët në muajin shkurt edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti ka shprehur se në këtë panair të librit vendi ynë do të prezantohet me dinjitet me disa nga përfaqësuesit e letërsisë sonë. “E pritëm me kënaqësi ftesën dhe besojmë se do të prezantohemi me dinjitet me disa nga përfaqësuesit e letërsisë dhe editorisë sonë, përmes veprës së të cilëve rizbulojmë dhe ridimensionojmë veten, por dhe prezantohemi në syrin e lexuesit të huaj. Ne mezi presim të takohemi në Torino, në emër të letërsisë por edhe në emër të bukurisë”, u shpreh më parë Margariti në një videomesazh. Panairi Ndërkombëtar i Librit në Torino është më i madhi në Itali dhe një prej më të rëndësishmëve në Europë dhe në rajonin e Mesdheut. Takimi së fundmi mbi pjesëmarrjen në këtë panair u zhvillua në QKLL dhe vjen në vijim të punës së kësaj qendre. Misioni i QKLL-së është ndjekja dhe zbatimi i projekteve në fushën e librit, sipas programit qeverisës të ministrisë përgjegjëse për librin.
Më të lexuarat


Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të popullit” dhe “Kthimi i Karl Majit” vepra të autorit Jeton Neziraj në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri

Prodhime kinematografike të viteve 2020-2022 prezantohen në “Ditët e Filmit Malazez”, filmat pas Tiranës do të shfaqen në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër

TKOB: Opera “Don Pasquale” afroi me kulturën operistike pranë dyerve të teatrit një publik të ri

Vladimir Doda: Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq

Vladimir Hasimi, ikona e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një jetë duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e shkëlqyera të trashëgimisë kulturore jomateriale mbarëkombëtare shqiptare

“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika
