BREAKING NEWS

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat
x

Kultura

QKLL, shpall thirrjen për projekte në fushën e librit dhe leximit

QKLL, shpall thirrjen për projekte në fushën e librit dhe leximit

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka hapur thirrjen për projektet në fushën e librit dhe leximit. Kjo thirrje hapet në zbatim të misionit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit për të mbështetur librin shqip, referuar VKM-së Nr. 24, datë 16.01.2019 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, paragrafit III, pikës a), ku thuhet “QKLL-ja harton programet dhe financon projektet në fushën e librit, QKLL-ja shpall thirrjen për mbështetje financiare për projekte në fushën e librit dhe leximit 2021. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit fton të gjithë të interesuarit, persona fizikë ose juridikë, që të paraqesin projektet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatëse, të cilat duhet të dorëzohen të paktën 30 ditë përpara se të fillojë zbatimi i projektit. Sipas QKLL, procedura përbëhet nga dy faza. “Faza e parë: dorëzimi i dokumenteve të aplikimit, të cilat përfshihen në formularët përkatës për persona fizikë, ose juridikë, bashkëngjitur kësaj thirrjeje. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dokumentacionit, aplikuesi i projektit fitues do të njoftohet me email dhe do të informohet mbi detajet e tjera të procedurës. Faza e dytë: aplikuesi fitues do të vazhdojë me dorëzimin e dokumenteve që vërtetojnë zhvillimin dhe mbylljen me sukses të projektit përkatës. Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën: Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, Rruga “Papa Gjon Pali II”, 1010, Tiranë dhe me email në adresën: [email protected]”, thuhet në njoftimin e QKLL. Në njoftimin e QKLL ndër të tjera thuhet se vlerësimi i projektit bëhet në përputhje me misionin, të drejtat dhe kompetencat e qendrës dhe rezultatet do të njoftohen brenda 30 ditëve, pasi të shqyrtohet projekti dhe të merret vendimi përkatës. “Shuma e ofruar për financim nga QKLL-ja arrin vlerën deri në 500 000 lekë dhe do të paguhet në përfundim të projektit; projekti i dorëzuar mund të financohet njëkohësisht edhe nga sponsorë të tjerë”, shprehet QKLL mes të tjerave, ku projekti i paraqitur nuk duhet të jetë prezantuar më parë. Në rast miratimi, aplikuesi do të nënshkruajë një kontratë me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Aplikuesi fitues duhet të përmendë mbështetjen e financuar, duke shfaqur logon e QKLL-së, me tekstin e mëposhtëm: "Projekti u realizua me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Shqipëri”.