BREAKING NEWS

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e
x
BREAKING NEWS

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon
x
BREAKING NEWS

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në
x
BREAKING NEWS

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep
x
BREAKING NEWS

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,
x
BREAKING NEWS

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga
x

Kultura

QKMB: “Gruaja e veshur me kostum ilir”, bien në sy detajet etnografike

QKMB: “Gruaja e veshur me kostum ilir”, bien në sy detajet

Një objekt tjetër interesant, ku mjeshtri është frymëzuar nga mjedisi e kostumet vendase është   “Gruaja veshur me kostum ilir” ose “Gruaja nga Dimali”, origjinali i së cilit ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat në një material që shkruan artefakte të nxjerra në dritë, thotë se ky objekt i përket shekullit III e II p.k. i gjetur në qytetin e Dimalit, në gërmimet që u bënë në 1963 të drejtuara nga arkeologu Burhan Dautaj. “Në këtë bust menjëherë bie në sy elementet e detajet etnografike, kushtuar ndoshta ndonjë hyjneshe ilire sipas arkeologut Burhan Dautaj”, thuhet nga QKMB, që ka publikuar dhe foto të këtij objekti. Gruaja ka veshur linjë me mëngë të shkurtra  të qepura me tegel të trashë që mendohet të jetë gajtan, me jakë ku në pjesën e parme është e hapur në formë trekëndore dhe e kapur në supin e djathtë me një karficë (broshkë). Sipër ka një petk që mbulon gjoksin, deri nën bel. Brezi i shtrënguar krijon pala të dukshme. Elementi i tretë është një pelerinë e trashë, material leshi, hedhur mbi kokë e vjen deri në shpinë që ngjan me llabanen e Labërisë. Profesor Burhan Dautaj njihet si zbuluesi i dy qyteteve të Ilirisë së Jugut, Dimalit në qarkun e Beratit dhe Olympes në Mavrovë të Vlorës. Ai ishte pjesëmarrës i dhjetëra ekspeditave të tjera të zhvilluara në zona të ndryshme arkeologjike në vend. Gërmimet e mirëfillta arkeologjike që bënë të mundur identifikimin e qyteteve antike të Dimalit dhe të Olympes, janë kryer gjatë viteve 1960-1980 nën drejtimin e tij dhe bashkëshortes së tij të ndjerë, shkencëtares Aleksandra Mano. Ata me  përkushtim kanë nxjerrë në dritë pasuri për historinë antike dhe të lashtë në territorin shqiptar. Kontributi i profesor Dautajt në lëmin e shkencës së arkeologjisë është tepër i vyer. Ai deri në fund të jetës së tij nuk rreshti duke punuar dhe drejtuar arkeologët e rinj për të punuar për zbulimet e reja.