
Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr të dhënat ditore: Ja sa persona u konfirmuan të infektuar në 24 orët e fundit

QSPA dhe FAA, marrëveshje bashkëpunimi për proceset kërkimore dhe shkencore

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Korrik 2020

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) dhe Federata e Shoqatave Arbëreshe (FAA) nënshkruan një protokoll bashkëpunimi, me qëllim shkëmbim materialesh arkivore e studimore, si dhe bashkëpunime të tjera në projekte kërkimore-shkencore. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët shprehet se nëpërmjet nënshkrimit të këtij protokolli, është formalizuar marrëdhënia mbështetëse që FAA-ja, me seli në Spezzano Albanese, Itali, ka ndërtuar me QSPA-në në Tiranë, që prej themelimit të saj. “Të dyja institucionet këtej dhe andej Adriatikut, që kanë në fokus të punës së tyre trashëgiminë e pasur arbëreshe, vlerësimin, evidentimin, ruajtjen e përhapjen e tejçimin e saj tek brezat e rinj, kanë rënë dakord sot mbi termat e bashkëpunimit. Që nga themelimi i QSPA-së, drejtuesi i FAA-së Damiano Guagliardi, që gjithashtu është anëtar i Këshillit Koordinues të QSPA-së, pasi ka shpërndarë lajmin e hapjes të së parës qendrës studimore mbi botën arbëreshe në Shqipëri, ka filluar një fushatë mbledhjeje të librave, revistave, materialeve të tjera fotografike, sonore apo dokumentare, të cilat do të shërbejnë për punën studimore, arkivin dhe bibliotekën e QSPA-së”, shprehet për këtë marrëveshje QSPA. Më nënshkrimin e kësaj marrëveshje, të dyja palët ranë dakord që termat e bashkëpunimit të shtrihen në aktivitete që do të reflektohen tek studimi i gjuhës, historisë, letërsisë e të gjithë trashëgimisë kulturore, përpos asaj popullore e fetare të Arbëreshëve, si të formës materiale ashtu edhe të asaj jomateriale e gojore. Në kuadër të bashkëpunimit të dyja institucionet gjithashtu kanë rënë dakord për ngritjen e një komiteti të përbashkët operativ, i cili do të drejtohet nga drejtoresha ekzekutive e Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët prof. as. dr. Diana Kastrati, i cili do të vlerësojë dhe të vendosë mbi projektet e ardhshme për realizimin e planeve dypalëshe strategjike, si dhe për format e realizimit të tyre. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët u krijua me qëllim studimin e specializuar të historisë, letërsisë dhe kulturës së komunitetit arbëresh. Gjithashtu botimi i studimeve të QSPA-së kryhet në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën.
Më të lexuarat


Libri “Joe Biden- ëndërrimtari amerikan”, për lexuesit nga shtëpia botuese “Morava”

Margariti: Xhamia e Et’hem Beut, nga restaurimi kanë ridalë në pah vlerat

Elma Doresi: Drama shqipe edhe pas kaq vitesh mbetet tek dera në pritje

TOB: “Carmen” në 2018, shfaqja me shitjen më të madhe të biletave në 10 vite

Vepra “Udhëtim i gjatë drejt natës”, në aktivitetin online të Teatrit Kombëtar mbrëmjen e së shtunës

Margariti: Falë projektit të ndriçimit, Kalaja e Argjirosë si kurrë më parë

Artistët: Ministria e Kulturës vëmendje te arti cilësor jo ai amator, të vlerësojë projektet që janë në politikat e saj

Shtëpia e piktorit Sali Shijaku, pas tërmetit të 2019 në proces restaurimi

Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” premierë e vitit 1963, së shpejti e botuar

Margariti: Muzeu “Marubi” falë vizonit të qeverisë shqiptare u shndërrua në modern
