BREAKING NEWS

Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta bëjë subjekt të SPAK, nga vilat e 13 apartamentet, te shpenzimet mijëra paund në Londër

Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta
x

Kultura

QSPA dhe Fakultetit i Histori-Filologjisë, bashkëpunim për kërkimin shkencor

QSPA dhe Fakultetit i Histori-Filologjisë, bashkëpunim për

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët dhe Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës do të bashkëpunojnë në fusha të arsimit, kulturës dhe më gjerë. QSPA dhe Fakultetit i Historisë dhe Filologjisë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, që është në vazhdën e formalizimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor me institucionet e rëndësishme arsimore, akademike dhe kulturore brenda dhe jashtë vendit. Të pranishëm në aktivitet ishin drejtoresha ekzekutive e QSPA, prof. Diana Kastrati, dr. Artan Hoxha, kërkues shkencor pranë QSPA, si dhe dekani i FHF prof. dr. Sabri Laçi, dhe zv. dekania dr. Elsa Skënderi. QSPA shprehet se duke pasur parasysh karakterin mësimdhënës të institucionit, prof. Kastrati propozoi që nga ana e fakultetit të parashikohej atashimi i studentëve pranë QSPA, për realizimin e stazheve dhe praktikave profesionale. Gjithashtu u propozua të parashikohet orientimi i temave të diplomave në fushat e kërkimit, ku QSPA ushtron veprimtarinë, nën drejtimin e studiuesve të qendrës. Në këtë pikë, të cilën të dy përfaqësuesit e fakultetit e mirëpritën dhe e mbështetën me premtime se do të jetë e realizueshme që këtë vit akademik, QSPA angazhohet t’u vërë në dispozicion studentëve edhe bibliotekën e saj të pasur me libra që fokusohen në objektin e saj të punës. Drejtoresha Kastrati, u propozoi të dy profesorëve evidentimin e studentëve që kanë prirje drejt kërkimit shkencor, të cilët do të kenë përparësi në angazhimin pranë QSPA. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët shkruan se me këtë mobilizim, do të përmbushet një nga objektivat kryesore të qendrës, që është krijimi i një bërthame studimore shumëplanëshe mbi arbëreshët, si dhe sigurimin e kontingjentit të ardhshëm të kërkuesve shkencorë në humanitetet që lidhen më këtë komunitet. “Të dyja palët u angazhuan për bashkëpunim reciprok në kryerjen e studimeve të përbashkëta, në realizimin e botimeve të përbashkëta, si dhe të konferencave shkencore, simpoziumeve apo tryezave të diskutimit, apo aktivitete të tjera promovuese mbi komunitetin arbëresh, ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditave dhe trashëgimisë kulturore shqiptare”, shprehet QSPA. Pjesë e marrëveshjes është edhe krijimi i grupeve të punës për aplikimin në projekte të përbashkëta në thirrjet e projekteve të publikuara nga donatorë të ndryshëm, si dhe shkëmbimet e librave me fokus në studimet albanologjike e, në veçanti, për komunitetin arbëresh.