BREAKING NEWS

Serat me kanabis në Malësi të Madhe ‘plasin’ skandalin e bujshëm, policia fundos ogranizatorin, në ‘grackë’ bien edhe 3 punonjës bashkie, zbardhen detajet e fundit

Serat me kanabis në Malësi të Madhe ‘plasin’
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën ‘bombë’: Kompania që ka dhënë ekskluzivitetin kërkoi mbylljen e ‘Big Brother VIP’

VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën
x
BREAKING NEWS

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x

Kultura

QSPA me kërkimin shkencor, botimet dhe përhapjen e kulturës arbëreshe

QSPA me kërkimin shkencor, botimet dhe përhapjen e kulturës

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) nisi punën tre vjet më parë. QSPA shprehet se misioni i saj është i orientuar në tri hulli kryesore, të cilat konkretisht janë kërkimi shkencor, botimet dhe përhapja e kulturës arbëreshe. “Në funksion të këtyre tri hullive, në harkun kohor të këtyre tre viteve janë kryer 15 botime, 1 revistë studimore periodike, 3 kuvende, aktiviteti “Ditët e Librit Arbëresh” dhe një sërë aktivitetesh kulturologjike në funksion të përhapjes së kulturës arbëreshe. Njëkohësisht, janë nënshkruar 20 marrëveshje me institucione akademike dhe institucione të qeverisjes vendore brenda dhe jashtë vendit si në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në rajonet e komunat e Arbëreshëve të Italisë”, thuhet ndër të tjera nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët në një material publikuar në faqen e saj në rrjete sociale. Në vitin 2021 Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), organizoi dhe kuvendin e parë të saj me temën: “Gjendja aktuale e studimeve arbëreshe”. Ky tubim synoi të nxjerrë në pah arritjet në lëmitë e ndryshme të studimeve mbi universin arbëresh si në studimet gjuhësore, studimet letrare, etnografike, antropologjike kulturore, të çështjeve juridike që lidhen me statusin aktual të arbërishtes. Kuvendi pati të ftuar, kumtues me emër e reputacion të spikatur në mjedisin studimor. Qendra është krijuar në shtator 2019 me VKM nr. 601, datë 4.9.2019. Në janar të vitit 2020 është emëruar drejtori ekzekutiv i QSPA-së dhe më 11 mars ka filluar aktivitetin e punës me stafin. Këshilli Koordinues i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët është i përbërë nga nëntë përfaqësues prej institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të komunitetit arbëresh.

Më të lexuarat