BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Kultura

QSPA, miratohen titujt e librave për botim në vitin 2020

QSPA, miratohen titujt e librave për botim në vitin 2020

Mbledhja më e fundit e Këshillit Koordinues të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët solli dhe miratimin e Këshillit Akademik Teknik Propozues mbi Botimet, i përbërë përkatësisht nga prof. Emil Lafe, prof. Ymer Çiraku dhe prof. Vjollca Osja. Në këtë mbledhje u miratuan librat studimorë, që do të botohen nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët përgjatë vitit 2020, duke u dhënë edhe një sërë sugjerimesh mbi përmirësime të mundshme të tyre. Librat e miratuar për botim janë “Komedi dhe melodrama të Santorit”, përgatitur dhe pajisur më shënime filologjike nga prof. Klara Kodra. Libri sjell për herë të parë krijimet në këto dy zhanre të Anton Santorit, të cilat janë të panjohura për studiuesit dhe publikun shqiptar. Po ashtu një tjetër libër është dhe “Vepra historiko- filologjike dhe publicistike e De Radës”, përkthyer nga prof. Jup Kastrati. Vepra është një përmbledhje e shkrimeve me karakter filologjik dhe historik të De Radës, të shkruara në italisht në organe të ndryshme të kohës. Në vijim si libër studimor i miratuar për botim është dhe “Një rrugëtim në ngulimet arbëreshe” nga Anton Bellusci, që është një përmbledhje nga pikëpamja antropologjike, fizike e Arbëreshëve të Italisë së Jugut. “Një rrugëtim etnografik mbi veshjet e Arbëreshëve të Italisë së Jugut” do të realizohet me kontributin e studiueses së Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, dr. Silvana Nini. Vepra sjell të strukturuar në vizatime tipologjinë e veshjes arbëreshe dhe do të pajiset edhe me një fjalorth terminologjik mbi këtë lëmi. Së treti në këtë mbledhje të zhvilluar së fundmi u konfirmua nga përfaqësuesja e ministrisë së Punëve të Jashtme, znj. Mira Hoxha, se është në proces finalizimi plotësimi i Këshillit Koordinues të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) me dy përfaqësuesit e komunitetit të arbëreshëve të Italisë. Pjesë e rëndësishme e funksionit të kësaj qendre është kryerja e studimeve për komunitetit arbëresh, promovimin, ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor tek ky komunitetit si dhe me organizimin e aktiviteteve, seminareve dhe konferencave shkencore të cilat do të kenë si fokus komunitetin arbëresh. Gjithashtu botimi i studimeve të QSPA-së kryhet edhe nga bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën.