BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Kultura

Qyteti mesjetar Lissus, miratohet projekti për ndërhyrje konsoliduesue-restauruese

Qyteti mesjetar Lissus, miratohet projekti për ndërhyrje

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin për ndërhyrje konsoliduese-restauruese, në qytetin mesjetar të Lissus-it. Ministrja e Kulturës Elva Margariti bën me dije se projekti i miratuar nga KKTKM ka të bëjë dhe me ringritjen e mbi 27 blloqeve antike. “Nis puna për restaurimin e murit antik në anën veriore të qytetit mesjetar të Lissus-it, Lezhë. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve konsoliduese- restauruese në këtë monumente që parashikojnë ringritjen e mbi 27 blloqeve antike të rrëzuara përgjatë viteve, risistemimin e 37 blloqeve në total të strukturës së murit si edhe pastrimin e vegjetacionit, i cili është mjaft i pranishëm”, shprehet ministrja Margariti, në një status të saj në Facebook. Muret rrethuese të Lisit përfshinin një sipërfaqe prej rreth 20 hektarë, duke zënë majën dhe shpatin perëndimor të një kodre pranë bregut të majtë të lumit Drin. Muret anësore, që zbrisnin nga shpati, vazhdonin edhe në terrenin e sheshtë rrëzë kodrës, duke përfunduar në breg të lumit me nga një kullë. Një mur tërthor që kalonte paralel me lumin, mbronte pjesën fushore. Pjesa tjetër e fortifikimit ndahej gjithashtu nga një mur tërthor, duke e ndarë qytetin në dy pjesë, të sipërmin dhe të poshtmin. Muret kanë një trashësi 3,20-3,50 metra dhe janë ndërtuar me blloqe gurësh të punuara në forma trapezoidale dhe poligonale që kanë një gjatësi 0,60-1,60 metra dhe lartësi 0,30-0,60 metra. Fortifikimi i Lisit ka pasur shumë porta, që hapeshin nga të gjitha anët e murit perimetral. Vetëm në qytetin e sipërm janë zbuluar 10 hyrje, ndërsa në qytetin e poshtëm për shkak të ruajtjes së dobët të linjës së murit rrethues akoma nuk është zbuluar ndonjë prej tyre. Shumica e hyrjeve kishin një gjerësi prej rreth 3-4 metra, duke shërbyer në këtë mënyrë për qarkullimin e karrove, gjurmët e rrotave të të cilave ruhen akoma mbi pragjet prej guri. Muret rrethuese janë pajisur edhe me kulla, të cilat kanë forma drejtkëndëshe, me përjashtim të njërës që ka formë të rrumbullakët.