BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Rakip Shabani: GKA nuk duhet të quhet galeri kombëtare por antikombëtare, Ministria e Kulturës nuk po bën sa duhet për artin

Rakip Shabani: GKA nuk duhet të quhet galeri kombëtare por

Piktori Rakip Shabani këtë kohë ka nisur një cikël në pikturë, me teqet në vendin tonë. Piktori shprehet se kjo është një temë interesante me punët e tij në pikturë. Në intervistën për gazetën “SOT” piktori Rakip Shabani tregon se teqet kanë një arkitekturë të veçantë, dhe sipas tij janë objekte interesante. Këtë kohë ai tregon se në punën e tij në pikturë është përqendruar me teqet, ndërsa më pas do të hapë edhe një ekspozitë. Por për piktorin Rakip Shabani duhet bërë shumë më tepër për artin dhe kulturën në vendin tonë. Ai shprehet se për artistët Ministria e Kulturës duket sikur nuk funksionon. Por sa i takon Galerisë Kombëtare të Arteve, piktori Rakip Shabani thotë se nuk mund të ketë emrin kombëtare me këtë që është kthyer tani si institucion. Problem për piktorin e njohur është dhe fakti që nuk kemi një ekspozitë apo konkurs kombëtar, që të organizohet nga institucionet dhe të marrin pjesë autorët shqiptarë.

-Në aktivitetin tuaj në pikturë ju po punoni këtë kohë me një temë shumë interesante, teqet në vendin. Pse kjo zgjedhje nga ju si piktor?

Kjo është një temë shumë interesante, e parrahur më parë nga autorët. Një gjë shumë e veçantë dhe mua kjo temë me teqet po me sugjestionon, sepse ka një arkitekturë mjaft të veçantë dhe të bukur, ka një bukuri të jashtëzakonshme. Në Shqipëri ne kemi dhe Kryegjyshatën Botërore, që merren dhe me arkivat kush e krijoi fenë bektashiane. Teqet në vendin tonë kanë një arkitekturë fantastike dhe gjithmonë janë të vendosura në kodra të larta dhe në male. Përshembull teqje nga më të hershmet është ajo e Tomorrit. Fjala Tomorr do të thotë të mirët, pasi këtu jetojnë ata babatë e teqeve. Kemi teqen e Velçanit, e Përmetit, etj. Por janë objekte që janë shumë interesante. Teqet më të rëndësishme do ti bëj piktura, por unë po punoj dhe teqet e vjetra që do i bëj në pikturë. Kjo falë arkivave që janë për teqet, dhe prej këtyre materialeve që janë dhe në fotografi po nxjerr dhe teqet më të vjetra në vendin tonë që do të jenë në tablo pikture. Do të punoj teqet e vjetra në pikturë si kanë qenë, por dhe se si janë bërë sot këto objekte, por dhe portretet e tyre. Unë tani po merrem vetëm me këtë në aktivitetin tim me pikturën dhe po mendoj që të hap te Muzeu Historik Kombëtar një ekspozitë me teqet në pikturë. Më pas ekspozita do të hapet në një teqe të Vlorës, që ajo të inaugurohet dhe do ia dhuroj këto punë ti kenë në arkiv dhe të bëjnë një album. Punët do të jenë vetëm në një ekspozitë dhe do të ruhen në një teqe. Unë besoj, që do të punoj 8-9 muaj me këtë cikël pikturash.

-Pandemia duket se nuk ju ka penguar për të vijuar aktivitetin tuaj në studio me pikturën?

 Unë dhe këtë kohë kam bërë një cikël punimesh me piktura. Një cikël punimesh nga Llogara apo dhe nga Korça, që i kam prezantuar edhe në galerinë time të artit. Por ka dhe tablo të tjera, pra unë kam punuar gjatë kësaj kohe.

-Në pikturat tuaja nuk mungojnë dhe legjendat shqiptare. Çfarë mund të na thoni rreth kësaj si piktor?

Legjendat shqiptare janë shumë interesante, për arsye se kanë një fabul të çuditshme dhe në të njëjtën kohë kanë psikologjinë e jetës. Kemi tablonë në pikturë “Bukuri që vret”. Për shembull numri 7 i zanave, janë 7 zana dhe 7 kreshnikë. Po zanat janë bukuri që vrasin dhe një bukuri e madhe vret, ndaj ato ngurosin dhe kreshnikët. Përmend dhe tablonë “Legjenda e Gjonit”. Gjoni i binte shumë bukur lahutës dhe duke i rënë lahutës e dëgjuan zanat, ku dhe kjo është bërë një vepër në pikturë te galeria. Zanat e pëlqejnë shumë atë dhe e kthejnë në gurë, e ngurosin. E motra e kërkon Gjonin dhe e thërret natën, Gjon, Gjon... Ajo kërkon të vëllanë dhe u kthye në zog dhe tërë natën thërret Gjon. Kjo është legjenda e Gjonit.

-Ju keni qenë nga veriu në jug të vendit për punët tuaja në pikturë. Si autor çfarë ju ka bërë më tepër përshtypje?

Shqipëria është një vend i bukur, të befason me detin, me malet e kodrat. Më kanë bërë përshtypje pemët përveç legjendave. Në Shur të Kuçit është një pemë që është më e madhe se sa rrapi, ndërsa në pjesë të tjera të vendit rritet e vogël. Në Shur të Kuçit, ku buron lumi i Vlorës janë disa pemë shumë të bukura që rriten 2800 metra mbi nivelin e detit, dhe quhen mëlleza. Një emër i bukur, aty ku jetojnë thëllëzat. Por më bën përshtypje që poezi ka për pemë të tjera, ndërsa për mullezën nuk ka, sepse asnjë poet nuk ka vajtur atje të bëjë poezi. Unë kam bërë një peisazh me mullezat. Këto janë në malet e Tragjasit.

-Ju jeni jo pak kritik me Galerinë Kombëtare të Arteve. Pse vazhdoni me këtë qëndrim, për ju çfarë nuk funksionon si duhet në atë institucion?

Për mua Galeria Kombëtare e Arteve edhe emrin nuk duhet ta ketë galeri kombëtare, por antikombëtare.

- Pse ju shpreheni kështu?

 Kjo sepse, jo vetëm që nuk blihen me punë pikture si dikur nga autorët dhe ka mbetur galeria me ato që janë blerë dekada më parë, por dhe këto nuk po i trajtojnë mirë. Organizimi i vetë GKA ka probleme. Për mua nuk duhet të hapen ekspozita te galeria. Galeria ka përmasa tjera, të gjitha sallat duhet ti ketë me punët, që ka në fondin e saj. Nëse mund të ngrihet një komision dhe ka punë që mund të mos jenë të denja për galerinë ato ose të vendosen në institucione, apo në parqe të ndryshme. Është turp që ne kemi bërë grataçela dhe nuk kemi asnjë vepër arti për dëshmorët dhe heronjtë e kombit tonë. Kemi Skënderbeun legjendar dhe kaq, asgjë tjetër. Por nuk ka kryeqytet në botë, që të mos ketë një monument për heronjtë e kombit, dëshmorët e kombit. Pa llogaritur të tjera që të gjitha investimet bëhen dhe natyrisht punohet me tendera, kurse vepra e artit nuk bëhet me tendera. Por duhet porositur nga artistët, që të bëjnë disa vepra jashtëzakonisht të mira. Por mua më bën përshtypje që Vlora ka një fond të mrekullueshëm veprash arti, që janë në një magazinë dhe për to nuk kujtohen. Salla që është bosh, dhe punët tona që janë nga autorë të njohur ku ne kemi marrë dhe disa çmime, në vend që bashkia të interesohet që këtë galeri ta bëjë që kur të vijnë turistët kanë se çfarë të shohin, nuk interesohet njeri. Unë kam dhe një vepër “Heronjtë e Vlorës” që ka marrë çmim kombëtar, por e ka zënë lagështira dhe ka filluar të prishet kanavaca. Jo që nuk restaurohen, por dhe nuk ekspozohen.

-Ju kritikuat dhe ekspozitën që u hap me veprat e arkivit, në GKA?

Për mua ajo ishte antiekspozitë. U hap, por veprat e artit ishin ekspozuar në mënyrë të atillë sikur ato ishin hedhur poshtë. Drejtori i GKA nuk tregon kujdesin e duhur në atë institucion, që është kombëtar. Për mua është shumë shqetësuese që Galeria Kombëtare e Arteve nuk ka një ekspozitë kombëtare apo konkurs kombëtar, sepse vetëm aty mund të blihen veprat e artit. Ne po na i marrin të huajt veprat e artit. Të kemi një konkurs apo ekspozitë kombëtare, ku të marrin pjesë të gjithë autorët me veprat e tyre. Unë pyes si nuk u bë kurioz drejtori i GKA, që të vijë të shikojë njëherë galerinë time të artit? Është një galeri, që ka përmasa të jashtëzakonshme. Jo se është e imja, por me ato përmasa kanë dhënë emisione dhe të huajt, ndërsa galeria jonë nuk ka interes. Një ekspozitë kombëtare me veprat e reja të piktorëve e organizon Ministria e Kulturës, sepse ajo ka fondet dhe ia jep galerisë. Mblidhet dhe një komision artistik dhe zgjedh veprat për Galerinë Kombëtare të Arteve dhe blihen nga autorët, që kanë punuar. Në të njëjtën kohë mblidhet dhe një tjetër komision dhe jep çmimet kombëtare për autorët, që janë pjesëmarrës.

-Si e shikoni si piktor Ministrinë e Kulturës?

Për mua Ministria e Kulturës nuk po funksionon si duhet për artin.

-Ju herë pas here keni bërë apel dhe për të ruajtur trashëgiminë tonë?

Më duket sikur kanë filluar të gjallërohen ata që punojnë në Institutin e Monumenteve të Kulturës, por pak ende për ato gjëra që ne kemi dhe që janë të mrekullueshme. Duhet bërë më shumë për ruajtjen e trashëgimisë sonë dhe për arkitekturën popullore që ne kemi. Duhet bërë për urat, për banesat, kalatë, objektet e kultit. Unë do të doja që IMK të kishte dhe një arkiv për teqetë e Shqipërisë, sepse janë objekte që kanë një arkitekturë shumë të bukur. Nuk është folur dhe aq për teqet, aq më tepër që ne kemi tani dhe Kryegjyshatën Botërore. Unë tani mësova për bektashizmin, kush e ka krijuar dhe të tjera. Ajo që unë kam parë dhe më vjen shumë mirë, rruga e Pavarësisë në Vlorë është bërë e bukur. E jashtëzakonshme, një restaurim dhe një përshtatje e asaj periudhe, që është shembull për gjëra të tjera të mira në qytete të tjera.

Aktiviteti me pikturën

Rakip Shabani piktor, ka mbaruar Liceun Artistik në vitin 1964 dhe Akademinë e Arteve, në vitin 1974 është nderuar me çmim kombëtar. 24 vepra të tij kanë zënë vend në Galerinë Kombëtare dhe 21 vepra të tjera në galerinë e qytetit të Vlorës. Punimet e piktorit Shabani kanë shëtitur dhe janë, mirëpritur dhe pëlqyer nëpër botë si në Angli, Amerikë, Greqi, Gjermani, Rumani, Bullgari, Itali, etj, ku ka hapur ekspozita personale, brenda dhe jashtë shtetit. Piktori Shabani i ka rënë kryq e tërthor Shqipërisë, duke lëvizur nga jugu në veri, dhe duke hedhur në bllokun e tij të gjitha impresionet e mbresat nga çdo fshat e krahinë të vendit. Sipas kritikës, dashuria për artin i ka përforcuar atij shqisën e hulumtimit, jo vetëm të natyrës së mrekullueshme të vendit të tij, por edhe të temperamentit e të botës shpirtërore të njerëzve me të cilët ka kontaktuar. “Detajet e penelit të tij flasin aq shumë sa mrekullohesh së shijuari. Jo vetëm një njohës i mirë i artit, por edhe një shikues fare i thjeshtë konstaton në punimet e tij njohuri të thella për historinë, etnografinë dhe filozofinë e kombit të tij”, thuhet për piktorin. Ekspresiviteti i peizazheve në sfondet e kompozimeve të ciklit mbi Ali Pashë Tepelenën, “Kush e solli Doruntinën”, “Zanat duke u larë”, autori jep jo vetëm me mjeshtëri fuqinë dhe madhështinë e Ali Pashait, por në tablotë e tjera nuk mungojnë as tonet interesante lirike. Duke shfrytëzuar legjendën “Kush e solli Doruntinën” ku njerëzit ikin e ikin e fluturojnë në qiell, i merr jeta ose vdekja, autori ka ndërtuar me shije të hollë kompozimin “Konstandini e Doruntina”.

Më të lexuarat