Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Regjisorë dhe aktorë, në mbyllje të sezonit artistik: Infrastruktura problem kryesor, teatrot një përzgjedhje më të mirë repertori

Postuar: 12/06/2019 - 07:38

Teatrot kanë prezantuar këto kohë premierat e fundit për publikun. Shfaqje teatrore janë sjellë në skenë nga regjisorë të ndryshëm, ku në role janë angazhuar aktorë të njohur, por dhe emra të rinj. Kur për artistët ky sezon është mbyllur, pasi ka prezantuar premierat e fundit, ata shprehen se problemet me të cilat janë përballur nuk kanë munguar. Sipas regjisorëve dhe aktorëve mangësia më e madhe ishte ajo e infrastrukturës, sallave të teatrit. Në këto kushte ata kërkojnë që Ministria e Kulturës duhet të jetë më pranë tyre për këto probleme, duke pohuar se duhet të jetë një ndjekëse më e mirë për çfarë ndodh me jetën artistike të teatrove. Aktori dhe regjisori Genci Fuga shprehet se vetëm amfiteatri po bën risi. Në reagimin e tij ai vijon se “arTurbina” e ka të vështirë që të orientojë spektatorin. “Ku ka mangësi më të madhe se mungesa e infrastrukturës (sallave të teatrit)?! Teatri Kombëtar ishte mbyllur këtë sezon. “arTurbina” e ka shumë të vështirë të orientojë spektatorin. Teatri Eksperimental ka qenë "i rrethuar". Po ndjek me vëmendje aktivitetin e amfiteatrit nga liqeni. Të shohim si do të jetë me ndjeshmëri. Vetëm amfiteatri po bëri "risi"”, shprehet Fuga në reagimin e tij për sezonin artistik në teatro. Por me atë që artistët presin me sezonin e ri artistik që do të nisë në vjeshtë, regjisori dhe aktori Genci Fuga shprehet se detyrë e institucioneve është që të bëjnë një përzgjedhje më të mirë të veprave. “Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” të ruaj të njëjtin trend, në rast se ka mundësi. Teatri Kombëtar të përzgjedhë më mirë repertorin, që spektri të orientohet më drejtë. Teatri Metropol, të ndërrojë aktorë e bashkëpunëtorë. Amfiteatri pastë fat me kohën, se deri tani si repertor nuk është keq”, vijon më tej regjisori dhe aktori Genci Fuga. Për problemet me jetën artistike regjisori Milto Kutali shprehet se duhet një vëmendje më e madhe nga Ministria e Kulturës. “Ministria e Kulturës duhet të jetë një ndjekëse dhe në të njëjtën kohë një kujdestare e kudondodhur që të bëj detyrën e saj ndaj artit. E dyta, duhet që patjetër ministria të ushtrojë ndikimin saj tek institucionet që ajo ka në varësi, si dhe tek ato që kanë lidhje indirekte si teatrot vendore. Duhet të bëhet një lidhje mes gjithë sallave të teatrit në Shqipëri, por duhet të dëgjohet dhe komuniteti artistik për problemet që kanë”, pohon regjisori.

 

Mungoi salla kryesore e teatrit

Regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj shprehet se pika kyçe ishte se këtë sezon mungoi salla kryesore në Teatrin Kombëtar. “Aktiviteti i Teatrit Kombëtar kaloi te “arTurbina”. Janë përzgjedhur ato pjesë që janë vënë, por kjo është një temë që do diskutim. Pra a mjafton fakti që ka një shfaqje teatrale dhe ta ndjekë kudo, apo spektatori do vendin e tij? E rëndësishme është të shikosh teatër, por ka rëndësi dhe vendi aty ku ti shkon për të parë. Mungoi salla kryesore për teatrin, që është Teatri Kombëtar. Kjo është pika kyçe e problemit. Problemi më i madh, që ka prekur teatrin këtë sezon ka qenë bllokimi i godinës se TK”, pohon Thomaraj. Një tjetër problem sipas saj është dhe mungesa e dramës shqipe. Në reagimin e saj regjisorja Eliona Thomaraj vijon se kur sezoni artistik për teatrin është mbyllur pasi premierat janë dhënë u duk qartë se mungoi drama shqipe. “Unë kam ndjekur vepra të Teatrit Eksperimental dhe te Teatri Metropol dhe për hir të së vërtetës ka pasur pjesë klasike, por dramaturgjia shqipe këtë vit pothuajse nuk ka qenë fare prezent. Mund të ketë qenë ndonjë produksion privat, por pjesë shqiptare ne nuk kemi në skenë sa duhet. Nuk mendoj që kjo është problemi i Ministrisë së Kulturës, por i regjisorëve që përzgjedhin pjesët dhe me pas dhe bordet artistike që përzgjedhin nga të gjithë pjesët. Mendoj se duhet të ketë ndarje midis dramës së huaj komedisë dhe dramës shqipe. Nga krijimtaria pretendoj të jetë drama shqipe më shumë në skena”, shprehet regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj. Ndërsa për aktorin Klodian Hoxha duhet të kemi në skena pjesë sa më të bukura teatrore. “Në sezonin e ri që nis për teatrin në vjeshtë do të doja që të ishte më shumë aktiv, por dhe pjesë më të bukura në teatro për publikun”, shprehet aktori Hoxha.

 Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 07:48

Në ambientet e Portit të Durrësit në prani të trupit diplomatik në vendin tonë u prezantuan kërkimet nënujore në ujërat shqiptare nga dy prej institucioneve më të rëndësishme botërore në këtë fushë, RPM Nautical Found

Postuar: 16/06/2019 - 07:46

Festivali “FemArt” ka nisur edicionin e shtatë në Prishtinë.

Postuar: 16/06/2019 - 07:44

Teatrot kanë prezantuar premierat e fundit të këtij sezoni artistik në skena.

Postuar: 15/06/2019 - 07:30

 “Annie” vlerësuar si një shfaqje për të gjithë familjen rikthehet mbrëmjen e so

Postuar: 15/06/2019 - 07:29

Filmi aksion “Balkan Blood” pritet të vijë premierë për publikun në ekranin e kinemas

Postuar: 15/06/2019 - 07:28

Dramaturgu dhe regjisori Naser Shatrolli shprehet se në teatrin shqiptar ka vullnet, ka para, por

Postuar: 14/06/2019 - 07:38

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave njofton se gjatë inspektimeve në institucione të ndryshme të