BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Regjisorët apel Kumbaros: Na riktheni festivalin tonë, s’kemi asnjë mundësi promovimi

Regjisorët apel Kumbaros: Na riktheni festivalin tonë, s’kemi

Festivali i Regjisorëve prej disa vitesh mungon në jetën artistike. Dikur kishte mbështetjen e ministrisë dhe Teatrit Kombëtar, por që në 2013 mungon në skenë. Të rikthehet në formë të institucionalizuar Festivali i Regjisorëve të Rinj, është një nga kërkesat e artistëve në drejtim të Ministrisë së Kulturës disa muaj më parë. Por duket se kjo kërkesë deri tani ka mbetur vetëm në letër. Regjisorë pjesëmarrës por dhe pedagogë të arteve e shikojnë këtë festival si një mundësi më shumë për aktivitetin artistik, por dhe për promovimin e të rinjve në regji. Regjisorja Elma Doresi pohon se Festivali i Regjisorëve të Rinj ishte një dritare dhe një mundësi e madhe për krijuesit në teatër. “Unë jam produkt i festivalit të regjisorëve. Jam shprehur përherë se një ndër gabimet e Ministrisë së Kulturës ka qenë pikërisht mbyllja e këtij festivali. Ai ishte një festival ku edhe të gjithë të rinjtë e sapo diplomuar, aktor, regjisor, skenograf, etj, kishin mundësinë për të shfaqur atë çfarë ata kanë marrë nga vitet e studimit. Ishte një dritare e bukur. Ishte një mundësi e madhe. Ai duhet rikthyer sa më shpejt”, tregon regjisorja Elma Doresi. Por sipas saj nëse do të kishte një rikthim të këtij festivali duhej të kishte një tjetër organizim në zhvillim, si dhe më shumë buxhet për veprat teatrore në skenë. “Në mos gaboj festivali ka qenë në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar. Një problem që hasëm atëherë ka qenë pagesat e punonjësve. Mendoj se kjo duhet eliminuar, pasi fondi ishte i pakët dhe detyrohesh të fusësh para nga xhepi yt për ta realizuar, ose kondicionon regjisorin në konceptin e tij duke minimizuar një skenografi apo duke hequr një x aktor. Unë jam dhe mike e të rinjve dhe uroj e mbështes ata. Po diplomohen çdo vit nga 10 regjisorë apo aktorë, u duhet një promovim”, pohon regjisorja Doresi.

Festivali edhe për të certifikuar aftësitë regjisoriale

Regjisori dhe pedagogu i arteve Genci Fuga pohon se festivali duhet të rinisë edhe për të rivitalizuar skenat. “Duhet të rinisë për të startuar karriera e regjisorëve. Për të certifikuar aftësinë e tyre, për t’u përballur me nivelet më të larta të realizimit të ideve artistike. Për t'u bërë familjar edhe me aktorët me shumë më tepër eksperiencë. Festivali të rinisë për të rivitalizuar skena të caktuara të Shqipërisë e për tu mbledhur më pas në skenën qendrore të tipit festival përfundimtar”, shprehet Fuga. Regjisorja Esmeralda Stafa pohon se deri tani Ministria e Kulturës ka treguar që nuk ka strategji në politikat e saj. “Me gjithë handikapet ligjore dhe mungesën e politikave të zhvillimit të artit dhe kulturës në vend, penalizimi i artit skenik gjatë këtyre viteve të fundit e ka paralizuar zhvillimin që në zanafillë, tek talentet e rinj të artit. E kam pohuar dhe më parë, ministria nuk parashikon dhe nuk ka në strategjinë e politikave asnjë politikë program zhvillimi, promovimi dhe mbështetje për artistët”, pohon ajo. Sipas regjisores, duke nisur që në fillimet e tyre pas diplomimit artistët “flaken” nga dyert e fakultetit, pa asnjë dritë jeshile për të ardhmen. “Artistët dalin nga shkolla dhe nuk u jepet asnjë mundësi të shfaqin talentin e tyre në mënyrë që të identifikohen, nuk ka asnjë lloj mekanizmi mbështetës e promovues për talentet e rinj. Në ministri ka një mungesë totale të vullnetit për zhvillimin e artit dhe kulturës në vend. Përse duhej të mbyllej i vetmi festival teatrosh që ishte për regjisorët e rinj?”, tregon Stafa. Edhe pse me festivalin u krijua një traditë, nuk u vazhdua më për shumë arsye, duke bërë që mundësitë për promovimin e regjisorëve të jenë të pakta.

Nga Julia Vrapi

 

Më të lexuarat