
VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe

Regjisorët: “Fondi i Teatrit për të Rinj” me rëndësi, por vlerësimi i projekteve të jetë nga njerëz që e njohin mirë dramaturgjinë

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 1 Mars 2023

“Fondi i Teatrit për të Rinj” vazhdon me edicionin e tij të dytë edhe përgjatë 2023-shit. Edhe këtë vit ky fond do të shkojë për projektet teatrore, që do t’i sjellin në skenë regjisorët e rinj. Për regjisorë të ndryshëm fondi shihet si një mundësi më shumë për të rinjtë, që të sjellin në skenë veprat teatrore. Por sipas tyre duhet të tregohet vëmendje dhe në vlerësimin e projekteve që do të dorëzohen dhe do të financohen përmes këtij fondi, që është akorduar nga Ministria e Kulturës. Regjisorja Eliona Thomaraj thotë se “Fondi i Teatrit për të Rinj” është me rëndësi. Thomaraj sjell në vëmendje dikur Festivalin e Regjisorëve të Rinj për të cilin realizoheshin disa vepra teatrore në skenë nga një buxhet dedikuar për shfaqjet dhe thotë se me mbylljen e tij të rinjtë nuk kishin mundësi për t’u promovuar. ““Fondin e Teatrit për të Rinj” e shoh si diçka pozitive, sepse i jep mundësi të rinjve të vënë pjesë teatrore në skena. Dikur ka qenë Festivali i Regjisorëve të Rinj dhe mos harrojmë që nga ai festival ka dalë Elma Doresi, Rovena Lule dhe të tjerë. Por duke e mbyllur këtë festival të rinjtë nuk kishin dot mundësi as të promovoheshin. Rikthimi i fondit për të rinj në teatër është një gjë e mirë, por vlerësimi i projekteve të jetë nga ata që njohin mirë dramaturgjinë. Dhe një vit më parë ishte mirë që u bënë bashkëpunime dhe me teatrot e tjerë, ku shfaqjet u vunë në disa skena. Pati bashkëpunim Durrësi, teatri i Korçës, etj”, shprehet regjisorja Thomaraj, e cila me aktivitetin e saj ka sjellë në skenë vepra të ndryshme teatrore dhe gjithmonë ka pohuar së duhet mbështetje dhe për të rinjtë në teatër. Për regjisorin Vladimir Doda fondet për të rinjtë duhet të jenë prioritet. Ai thotë se duhet treguar shumë vëmendje se kush do t’i vlerësojë këto projekte. ““Fondi i Teatrit për të Rinj” ka rëndësi. Unë po përpiqem të sistemoj material për një projekt, por për fondin e të rinjve personalisht unë jam jashtë moshe. Fondet për të rinj sigurisht që duhet të jenë prioritet në çdo fushë. Por këtu ka problematika të ndryshme. Çdo të thotë regjisor i ri? Një regjisor 35 vjeçar nuk quhet i ri në Gjermani apo Francë, po mbase jo më as në Itali. Pastaj nga kush vlerësohen projektet konkretisht (a kanë kompetencë)? Sepse duhen të jenë dramaturgë ose njerëz që e njohin dramaturgjinë mirë”, thotë regjisori Doda.
Fondi dhe veprat
Projektet teatrore përfituese nga ky fond realizohen nën kujdesin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në bashkëpunim me teatrot e rretheve, duke sjellë në vëmendje dramaturgjinë bashkëkohore edhe shqiptare në rang vendi; gjithëpërfshirjen e artistëve të rinj në disiplinën e teatrit; pasurimin e fondit të teatrit nga të rinjtë. Mosha e krijuesve dhe interpretuesve të veprës të jetë deri në 35 vjeç. Komisioni që përzgjedh veprat dhe regjisorët me prezantimet e tyre të jetë Bordi Artistik i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Në njoftimin e Teatrit Kombëtar Eksperimental thuhet se përmes “Fondit të Teatrit për të Rinj, në vitin 2023”, me një shumë prej 10,000,000 lekë synohet nxitja dhe aktivizimi i krijuesve dhe interpretuesve të rinj, risjellja në një formë të re e festivalit të të rinjve, gjallërimi dhe lëvizja teatrore në rang vendi si edhe krijimi i lëvizjes teatrore në bazë të rajoneve. Teatrot e rretheve do të mbështesin projektet e këtij fondi, përmes logjistikës teatrore, skenografinë dhe kostumografinë sipas mundësive buxhetore të tyre. TKES hapi aplikimet më 23 janar dhe do të vijojë deri më 23 mars. Shpallja e fituesve do të jetë në muajin prill.
Më të lexuarat


Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të popullit” dhe “Kthimi i Karl Majit” vepra të autorit Jeton Neziraj në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri

Prodhime kinematografike të viteve 2020-2022 prezantohen në “Ditët e Filmit Malazez”, filmat pas Tiranës do të shfaqen në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër

TKOB: Opera “Don Pasquale” afroi me kulturën operistike pranë dyerve të teatrit një publik të ri

Vladimir Doda: Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq

Vladimir Hasimi, ikona e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një jetë duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e shkëlqyera të trashëgimisë kulturore jomateriale mbarëkombëtare shqiptare

“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika
