Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Regjisorët të pakënaqur: Buxheti për projektet e teatrit katastrofë, emergjencë hartimi i një ligji të posaçëm

Postuar: 10/10/2019 - 07:30

Buxhetet për teatrin janë të pakta, duke vënë në vështirësi regjisorët që të sjellin shfaqje në skenë për publikun. Edhe pse nga Ministria e Kulturës çdo vit hapet thirrja për projektet, ku aplikimet janë dhe në fushën e teatrit, për regjisorët buxheti që jepet është i paktë. Sipas tyre, Ministria e Kulturës po vazhdon me një njëjtën mënyre pune me vlerësimin e projekteve në fushën e teatrit, por që ndikon në jetën artistike. Regjisorë të ndryshëm thonë se 400 mijë apo 500 mijë lekë të reja sa janë shpërndarë zakonisht, nuk mjaftojnë për realizimin e shfaqjes. Regjisorja Rozi Kostani shprehet se krijuesit po përpëliten prej vitesh për realizimin e një produkti teatror, ndërsa politikat në fushën e teatrit po vazhdojnë njëlloj. “Për projektet, që janë aplikime individuale janë deri në 500 mijë lekë të reja, por japin deri 400 mijë lekë të reja. Janë buxhete të pakta, ne jemi tek të njëjtat shifra, jemi duke u përpëlitur. Nuk po kemi ndonjë gjë të re, pra vijon me përsëritje. Duhet patjetër ndryshim politikash, prioritete, etj”, shprehet regjisorja Rozi Kostani. Përballë problemeve, që janë në fushën e teatrit në vendin tonë, regjisorja Rozi Kostani shton më tej se po ndikojnë dhe në cilësinë e shfaqjeve teatrore, që vijnë në skenat tona. “Për një shfaqje teatrore me kaq buxhet është mjaft pak. Ministria e Kulturës financon me dy lekë projektin, prandaj ka rënë dhe cilësia, bie dhe dëshira e me radhë”, vijon regjisorja e njohur Kostani. Regjisori Erion Kame është gjithashtu një emër i njohur në jetën artistike në vend. Në lidhje me problemet në realizimin e projekteve, ai shprehet se buxhetet e pakta në fushën e teatrit janë të ditura, por sipas tij edhe ligji i artit sot është një pengesë. “Problemi më i madh tek ne sot është ligji. Padiskutim që financat duhen rritur në mënyrë fantastike, sepse janë katastrofë, por ligji i artit sot është pengesa më e madhe. Problemi qëndron te ligji i artit. Teatri do ligj më vete. Nuk mund të përfshihen edhe piktura, muzika, etj, me një ligj. Duhet të bëjmë një ligj që të jetë vetëm për teatrin, ashtu siç është për kinematografinë”, shprehet regjisori Erion Kame.

 Mungesa e sallave

Në jetën artistike regjisori dhe aktori Alfred Trebicka është i vlerësuar për aktivitetin e tij në fushën e teatrit. Por sipas tij jo vetëm buxhetet e pakta janë problem për realizimin e një produkti në fushën teatrit, por dhe mungesa e sallave. Regjisori Alfred Trebicka shprehet se duhet një ndryshim politikash në jetën artistike nga Ministria e Kulturës, por kjo e fundit deri tani ka vijuar me të njëjtin vlerësim te projektet e teatrit. “Vetëm produkt teatror nuk është me aq buxhet sa akordon ministria për një projekt. Jep 400 mijë lekë të reja, por produkt teatror nuk ka me aq buxhet. Ministria aq ofron, por projekti nuk bën aq. Normal që duhet patjetër një ndryshim në politikat e artit. Problem tjetër është, që tek ne nuk ka as salla teatri. Nuk dihet se ku mund ta realizosh një projekt. Janë të gjithë ose te “ArTurbina” ose te teatri Metropol. Nuk ka ambient tjetër për të bërë teatër”, shprehet regjisori Alfred Trebicka, për projektet e pavarura që financon Ministria e Kulturës në fushën e teatrit. Më herët kur u hap thirrja për projektet e këtij viti, Ministria e Kulturës njoftonte në faqen e saj se shuma për të cilën një individ mund të aplikojë shkon nga 100.000 deri në 500.000 lekë. Në udhëzimin e saj, ministria shprehej se procesi i vlerësimit do të kryhej nga kolegjiumi i ngritur posaçërisht për këtë qëllim, i përbërë nga nëpunës të nivelit të mesëm dhe të lartë, si dhe drejtues të strukturave përgjegjëse, që mbulojnë secilën nga gjinitë e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 08:07

Pëllumb Rira është skulptor, piktor, qeramist, i cili vjen nga një familje me tradita në artin pamor.

Postuar: 13/10/2019 - 08:05

Opereta “Die Fledermaus” vjen për publikun në teatrin “Bylis” në qytetin

Postuar: 13/10/2019 - 08:02

Dekada me aktivitetin artistik, aktorja Marilda Furxhi ka sjellë personazhe të ndryshme në skenën

Postuar: 12/10/2019 - 08:05

Drama “Xhelatët” e autorit  McDonagh është vepra e parë, që çeli sezonin artisti

Postuar: 12/10/2019 - 08:03

Vepra "Carmina Burana", kompozimi i Carlf Orff për herë të parë vjen në versionin e saj

Postuar: 12/10/2019 - 08:01

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përmes një letre drejtuar Akademisë Suedeze në Stokholm shpreh

Postuar: 12/10/2019 - 08:00

Artistët e cirkut shprehen se institucioni është në një ngërç administrativ dhe përgjegjësia ësht