Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Regjisori Gjergj Xhuvani ndahet nga jeta, miqtë dhe kolegët: Humbje e madhe

Postuar: 15/08/2019 - 07:38

Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Xhuvani ndërroi jetë në një spital në Romë. I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike,  Xhuvani ndodhej në Romë për të mbyllur detajet e fundit të filmit të tij më të ri “Liqeni im”. Miq dhe kolegë në mesazhet e tyre shprehen se me ndarjen nga jeta regjisori Gjegj Xhuvani la një zbrazëti në ekranin e kinemasë shqiptare. Regjisori Mevlan Shanaj shprehet se është një lajm tronditës. “Ikjet kaq befasuese të bëhen të papranueshme. Kur është rasti Xhuvani, pëson një tronditje si mik dhe padyshim si regjisor. Kam një jetë që e njoh pasi kisha miqësi me të atin, kujtoj kur zgjaste kokën te dera për të parë si kureshtar dhe me një burrëri të jepte shikimin plot miqësi. Më vonë student dhe deri në ngjitjen e majave të krijimit të filmit shqiptar”, pohon regjisori Shanaj. Në reagimin e tij, regjisori Mevlan Shanaj shton më tej se Gjergj Xhuvani ishte në fronin e regjisurës. “Pa droje duhet të pranojmë se ikja e Xhuvanit na la një zbrazëti në ekranin shqiptar, pasi së fundmi ishte ulur në fronin e regjisurës, me autoritet krijues si një zë i veçantë. Lamtumirë, mik, regjisor, artist. Lamtumirë Georg, tradhtari, si e tradhtove kështu ekranin që e kishe pjesën më të shenjtë, o krijues në golgoten e gjatë të udhëtimit tënd me filmin”, shprehet regjisori Mevlan Shanaj. Gjergj Xhuvani njihet si një ndër krijuesit e vlerësuar të kinematografisë shqiptare, ndër veprat më të njohura që i sollën edhe famë ndërkombëtare janë “Parullat”, “I dashuri Armik”, “Lindje, perëndim, lindje”, ndërsa vepra e tij e fundit “Liqeni im” pritej premierë këtë vit. Pedagogu i arteve Genci Fuga shprehet se Universiteti i Arteve humbi një nga pedagogët ikonë. “Humbi kinematografia më të mirin e kësaj gjenerate! Shkolla e filmit pranë UA, humbi një nga pedagogët ikonë të saj. Takoheshim shpesh në korridoret e UA, e gjithmonë do të mbaj me vete shakatë që shkëmbenim. Humbje e madhe! Për të gjithë! Shumë pikëllim!”, pohon Fuga. Ndërkaq që Qendra Kombëtare e Kinematografisë shprehet se ndarja nga jeta e Gjergj Xhuvanit është një humbje e madhe për familjen, komunitetin e artit kinematografik dhe publikut shqiptar, që nuk mund të zëvendësohet.  Një nga regjisorët më të suksesshëm të kinemasë shqiptare, Gjergj Xhuvani u shqua që në veprat e tij të para kinematografike, duke realizuar deri në moshën 55-vjeçare, 4 filma të shkurtër, 6 filma artistikë, dokumentarë, serialë televiziv. Mban autorësinë e dy novelave dhe artikujve të tjerë.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 07:42

Në Muzeun Historik Kombëtar u hap ekspozita me titull “Luftim e Mundim”.

Postuar: 19/09/2019 - 07:39

Ekspozita “Western Promises" vjen për publikun me veprat e skulptorëve të njohur itali

Postuar: 19/09/2019 - 07:37

Tirana International Film Festival/Oscar Qualifying këtë edicion është një rast i jashtëzakonshëm

Postuar: 19/09/2019 - 07:35

Pavioni i etnografisë vazhdon të qëndrojë i mbyllur në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 18/09/2019 - 07:40

Sezoni artistik në teatrin “Aleksandër Moisu” në Durrës nis me një nga kryeveprat e k

Postuar: 18/09/2019 - 07:40

Sezoni artistik në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës nis me një nga kryeveprat e