Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Regjisori Jotti Ejlli: Filmi shqiptar përkrah filmave europianë, por ka nevojë për gjetje filmike

Postuar: 20/04/2017 - 08:01

Filmi shqiptar "Hije" u shfaq në mjediset e qendrës “Tulla-Culture Center”. Filmi i vendos ngjarjet në vitet '90 dhe fokusohet tek një sërë vrasjesh të ndodhura në një qytet të vogël. Një grup me të shkuar kriminale eliminohet brenda natës dhe një prokuror heton çështjen, duke pyetur të vetmen dëshmitare të mbijetuar nga vala e vrasjeve. Kjo është ajo që ndodh në ngjarjen e filmit “Hije” me skenar dhe regji nga Jotti Ejlli. Pas shfaqjes së filmit u zhvillua dhe një bisedë me regjisorin për sfidat dhe perspektivën e filmit shqiptar në projeksionet e kinemasë evropiane. Filmi shqiptar financim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë u shfaq në kuadër të nismës “Atelier Europe- Tirana”, EU Policy Hub për kinemanë shqiptare. Në role janë emra të njohur të kinemasë shqiptare dhe për filmin e tij regjisori Ejlli ka përzgjedhur aktorët Alfred Trebicka, Genti Kame, Sokol Angjeli, Eglantina Ceno, Kastriot Shehi, Antonio Kowdrin, Kol Kunora, Klodian Hoxha, etj. “E pranova me shumë dashamirësi propozimin për një diskutim të hapur mbi filmin "Hije". Besoj që misioni i një filmi është të shkojë sa më qartë tek publiku. Filmi “Hije” u përzgjodh për temën që trajton. Pasojat e viteve të destabilizimit në Shqipëri, më saktë për fundin e viteve ‘90, dhe pasojat që këto vite kanë lënë në shoqërinë shqiptare. Më vjen mirë që organizohen evente të tilla, ku diskutohet hapur mbi veprat artistike. Sot më shumë se kurrë arti shqiptar dhe veçanërisht filmi ka nevojë të marrë feedbackun e publikut”, u shpreh regjisori Jotti Ejlli në një prononcim. Në lidhje me filmin e tij “Hije”, regjisori mes të tjerave shprehet se është një këndvështrim tjetër i së shkuarës, duke treguar kohën e tashme. “Filmi “Hije” për mua është ngacmim. Një këndvështrim tjetër i së shkuarës, duke u treguar në kohën e tashme”, vijon më tej Ejlli.

Filmi shqiptar në Europë

Të flasësh për filmin shqiptar në Europë është një diskutim i gjatë. Por ku qëndron filmi shqiptar përballë sfidave të tranzicionit? Regjisori Jotti Ejlli pohon se sot në kinemanë shqiptare ka më shumë nevojë për “gjetje” filmike. “Në mendimin tim filmi shqiptar ka shkuar paksa kundra rryme përkrah filmave europianë. Para viteve ‘90 kishim prodhime të realizmit komunist, ndërsa me ardhjen e demokracisë kinemaja shqiptare ofroi prodhimin e filmave kryesisht të stilit neorealist. Filmi shqiptar ishte një kthim mbrapa në vite në stilin e tij. Besoj që publiku sot në Shqipëri ka një mundësi të pafundme zgjedhjesh, dhe që filmi shqiptar të konkurrojë në këtë treg ka nevoje për më shumë "gjetje" artistike. Misioni i një filmi është të tregojë anën tjetër të medaljes të jetës së përditshme, duke ngacmuar fantazinë dhe duke vënë në pyetje dhe diskutime ngjarje që shpesh anashkalohen”, pohon regjisori Jotti Ejllir. I gjithë filmi është një histori, që ndodh brenda një nate në një qytet të vogël jashtë Tiranës. Një e vërtetë apo histori e trilluar?! Kufiri mes tyre është aq i hollë sa në mes ngjarjet rrokullisen me shpejtësi. Filmi “Hije” ngre pikëpyetje të mëdha mbi të vërtetat e tmerrshme, që mbahen fshehur, që herë pas herë përcakton fate njerëzish. Ngjarja e vrasjeve të disa personave ka tronditur një qytet të vogël. Gjithçka duket sikur ka ndodhur për motive të dobëta xhelozie. Por e vërteta që kurrë nuk do kuptohet, është komplet e kundërt.

“Çuka e Ajtoit”, vlerë e trashëgimisë në Muzeun Kombëtar

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri”, u kujdesën për të mirëmbajtur një monument të trashëgimisë kulturore siç është “Çuka e Ajtoit”, pjesë përbërëse e Muzeut Historik Kombëtar. 18 Prilli është shpallur “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Dita Botërore e Trashëgimisë Kulturore” dhe në këtë kuadër në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua një aktivitet i zgjeruar. Përgjegjësja e Sektorit të Programeve Edukative, Etleva Demollari, u tha nxënësve të “Sami Frashërit” se edukimi i brezit të ri me problematikën e monumenteve është me rëndësi. “Misioni i kësaj dite është edukimi i brezit të ri me problematikën e monumenteve, si dhe tërheqjen e vëmendjes për kujdesin që duhet treguar ndaj trashëgimisë kulturore”, tha mes të tjerave Demollari në fjalën e saj para nxënësve të shkollës së mesme “Sami Frashëri”. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar z. Dorian Koçi, i cili përshëndeti me këtë rast tha se tanimë përkujdesja për trashëgiminë kulturore është kthyer në një prioritet. Sipas tij vetë MHK mbart shumë nga kjo trashëgimi, ndaj dhe bashkëpunimi për mirëmbajtjen është i domosdoshëm. “Trashëgimia kulturore na lidh me të shkuarën dhe na krijon një ide më të qartë mbi qytetërimet. Kjo trashëgimi na jep një krenari të ligjshme, pasi pikërisht në truallin ku jetojnë shqiptarët janë përplasur shumë qytetërime dhe trashëgimia kulturore është e madhe. Vetë Muzeu Historik Kombëtar mbart shumë nga kjo trashëgimi. Prandaj dhe bashkëpunimi për ta mirëmbajtur është e domosdoshme”, tha mes të tjerash drejtori Koçi. Këtë vit aktivitetin e udhëhoqi arkeologu Spiro Nika, i cili iu shpjegoi nxënësve mënyrën sesi u montua “Çuka e Ajtoit” dhe mozaiku “Qilimi i Apolonisë”, në ambientet e atriumit të Muzeut Historik Kombëtar si dhe i këshilloi ata se çfarë u duhet të bënin për ta mirëmbajtur këtë objekt të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore. Në nder të “Ditës Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Ditës Botërore e Trashëgimisë Kulturore” në Shqipëri ishte  hyrja falas nëpër ambientet ku ekspozohen monumente të kulturës si dhe zhvillohen aktivitete të ndryshme lidhur me vlerat, rëndësinë si edhe rreziqet që i kanosen këtyre monumenteve.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2017 - 18:57

Ngjyrat e ngrohta dhe penelat e freskët në teknikën e akaurelit të piktorit të famshëm shqiptar, Helidon Haliti, janë duke u shfaqur në një ekspozitë në Kinë.

Postuar: 19/09/2017 - 07:50

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se kandidatura zyrtare e Shqipërisë për kategorinë e “Filmit Më të mirë të Huaj”, në edicionin e 90-të të Academy of Motio

Postuar: 19/09/2017 - 07:45

“Liria shpirtit” vjen përmes 15 veprave në pikturë nga artistja Blerta Xhomo.

Postuar: 19/09/2017 - 07:41

“Portugal International Film Festival” në edicionin e shtatë në programin zyrtar solli 44 filma në pesë kategori.

Postuar: 19/09/2017 - 07:39

Ministrja Mirela Kumbaro me prezantimin e parë sërish si titullare në Ministrinë e Kulturës zhgënjeu artistët.

Postuar: 17/09/2017 - 07:57

Ende nuk po zbatohet marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë, për tekstet në gjuhën shqipe të vitit shkollor 2017 -2018.

Postuar: 17/09/2017 - 07:55

Trupa artistike e shfaqjes “Zbutja e kryeneçes”, mirëpriti gjatë provave të zhvilluara në sallën “Kadri Roshi” të Teatrit Kombëtar, Ambasadoren Jiang Yu.