Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Regjisori spanjoll Marco Lledo risjell ngjarjet e ’97 në kinema me filmin “Zgjimi i Enver Simakut”

Postuar: 24/04/2019 - 07:52

 Filmi “Zgjimi i Enver Simakut” me skenar dhe regji nga Marco Lledo produksioni i parë spanjoll i xhiruar në Shqipëri u shfaq mbrëmë për publikun në kinema Millennium. Filmi i regjisorit Lledo të rrëfen hetimin e një gazetari (Julien Blaschke), gruaja e të cilit është vrarë para dy dekadash, i cili kthehet në Shqipëri për të hetuar për vdekjen e saj misterioze në përpjekje për të kuptuar atë që ka ndodhur realisht. I përshkruar nga vetë kineasti si një përzierje e realitetit dhe trillimit, ky “thriller” emocionues zgjat 106 minuta, dhe një pjesë e xhirimeve janë zhvilluar edhe në Spanjë. Në role për publikun janë aktorë të njohur të kinematografisë shqiptare. Rolet në film interpretohen nga aktorët si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Lulzim Guhelli, Viktor Zhusti, Ema Andrea, Laert Vasili, Piro Milkani, Julien Blaschkesi, etj. Ngjarjet në film ndodhin në Shqipëri më 1997 dhe para shfaqjes së filmi në kinema ministrja e Kulturës Elva Margariti ka përshëndetur shfaqjen e tij. “Në kuadrin e Javës Spanjolle të Letërsisë 2019, Ambasada Spanjolle në Tiranë, shfaq në datën 23 prill, filmin triller “Zgjimi i Enver Simakut” (The Invocation of Enver Simaku), me regji e skenar nga Marco Lledo”, shkruante ministrja ditët e fundit. Në shënimet e tij regjisori shkruan se projekti nisi pas udhëtimet të tij të parë të babait të tij Shqipëri. "Siç e kam thënë edhe në raste të tjera, gjithçka zë fill me një udhëtim të tim eti në vitin 1978 kur ishte pjesë e një delegacioni të Partisë Komuniste Marksiste Leniniste, linja e fortë e të majtës antifrankiste. Ai udhëtim i la një mbresë të pashlyer. Një mbresë që ma ka transmetuar përgjatë viteve dhe që më ka frymëzuar si rrallëherë. Në vitin 2005 munda të bëj udhëtimin tim të parë në Shqipëri. Me atë që më pas do të ishte gruaja ime dhe drejtoreshë e fotografisë e filmit. Çuditërisht edhe marrëdhënia jonë lindi prej atij udhëtimi, kur jetonim në Gjermani për studime. E kështu nisa të tjerr mbi këtë vend një lloj mistike të veçantë që më lidh me të. Është një vend ku më pëlqen të kthehem. Kam bërë plot miq. Ndjehem thjesht në shtëpi”, shkruan ai.

“Zgjimi i Enver Simakut”

“Zgjimi i Enver Simakut” (The Invocation of Enver Simaku), me regji e skenar të Marco Lledo Escartindo, ka në qendër një ngjarje të mbushur me mister, që lëkundet mes besëtytnive popullore, kukudhëve, ekzorcizmit të një prifti ortodoks, që nuk e kishte ndërprerë ritualin edhe gjatë diktaturës së Enver Hoxhës dhe ngjarjeve reale. Shqipëria e 1997 është bërë skena e filmit. Filmi rrotullohet rreth një vrasjeje të mistershme, shkaqet e së cilës nuk janë ashtu siç mendohet. Në shtator të vitit 1997, afër Kishës së Mespotamit, ndodh një masakër, ku mbeti e vrarë edhe një gazetare, Anxhela. Situata nuk është e qetë në Shqipëri.

Rënia e firmave piramidale u shoqërua me revolta dhe ishte viti kur gjithçka doli jashtë kontrollit. Njerëzit e zhgënjyer dhe të varfëruar deri në qindarkën e fundit humbën arsyen, shpërthyen depot e armëve. Dhe pasojat ishin tragjike. Në këtë kohë ndodhi edhe vrasja e Anxhelës. Çfarë kërkonte ajo në Mesopotam, fshatin 180 kilometra larg qendrës së revoltës? Historia e pazbardhur e viteve më parë dhe disa xhirime amatore të bëra natën e 27 shkurtit e nxisin Julieni, të shoqin e gazetares, të kthehet të Shqipëri, kësaj here vetëm, pa mbështetjen e ndonjë kanali televiziv, të gjejë vrasësit e së shoqes. Me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vjetër shqiptarë ai do të mundohet të deshifrojë regjistrime të vjetra zanore të policisë dhe besëtytnitë popullore. Derisa frika dhe insinuatat të rizgjojnë terrorin përsëri.

Nga Julia Vrapi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 07:36

Në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” Berat, prezantohet sot sistemi dixhital i audioguidave.

Postuar: 23/05/2019 - 07:35

“I humburi” titullohet filmi me skenar nga Tonin Çekliqi dhe regji nga Bruno Shllaku

Postuar: 23/05/2019 - 07:34

Artistët shprehen se ndryshimet në ligjin e artit janë të rëndësishme për të përmirësuar situatën

Postuar: 22/05/2019 - 07:30

Në kuadër të “Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim”, Qendr

Postuar: 22/05/2019 - 07:28

Vepra “Jul Qezar” nga Uilliam Shekspir është një tjetër produksion, që po përgatitet

Postuar: 22/05/2019 - 07:26

Filmi dokumentar “Koha e Pelikulës” kushtuar regjisores Xhanfise Keko do të shfaqet t

Postuar: 22/05/2019 - 07:25

Veprat që janë realizuar nga skulptorë të njohur janë shpërndarë në territorin e vendit, por janë