BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Regjisori Spiro Duni sjell komedinë “Shtëpia dritare” në skenën e teatrit

Regjisori Spiro Duni sjell komedinë “Shtëpia dritare”

Komedia “Shtëpia dritare” do të vijë këtë herë premierë më regji nga Spiro Duni në skenën e teatrit “Petro Marko” në qytetin e Vlorës. Regjisori për këtë shfaqje në Vlorë ka angazhuar një kastë aktorësh të njohur, mes tyre dhe të ftuar nga teatrot e tjerë. Në veprën shkruar nga Saimir Gongo rolet regjisori ia ka besuar aktorëve Albano Prodani që vjen nga Korça, nga teatri i Vlorës marrin pjesë Artan Islami, Ilirian Ali, Margent Caushi, Matilda Avduli, si dhe tre parodistët e Vlorës. Regjisori Duni bën me dije se këtë vepër e ka pëlqyer, që në kohën kur u lexua në aktivitetin “Netët e leximit të dramës shqipe” para disa vitesh në Teatrin Kombëtar. “Më datë 9 qershor premiera në Vlorë. Veprën e kam pëlqyer, që kur e kam lexuar si dhe kur është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar nga vetë autori Saimir Gongo”, pohon regjisori Duni, i cili para disa kohësh solli në skenën e Tiranës një tjetër shfaqje teatrore, e cila mori vlerësimin e publikut. Këtë herë regjisori ka zgjedhur një vepër shqiptare, ku me rëndësi është dhe mesazhi që i përcjell publikut. “Në qendër është një qytetar i thjeshtë, që do të zbatojë ligjet e shteti, i cili dhe ai me të gjithë përpjekjet për të qenë i ndershëm në fund i dorëzohet asaj që quhet kupola e madhe, që është mafia”, pohon mes të tjerave regjisori Duni. Ky është bashkëpunimi i parë për të me trupën e Vlorës, të cilin e vlerëson jo pak. “Në Tiranë unë sapo e vura një shfaqje në skenën e Teatrit Kombëtar. Ky është bashkëpunimi im i parë që unë bëj me këtë trupë, sepse unë jam dhe i lindur në Vlorë dhe erdha me një ftesë nga teatri. Pas Vlorës vepra do të jetë dhe në Tiranë”, pohon regjisori Duni. Edhe autori i veprës Saimir Gongo tregon se rëndësia e saj është tek mesazhet, që ajo përcjell tek publiku, që janë dhe me realitetin shqiptar sot. “Një vepër që besoj i flet të vërtetës”, pohon autori Gongo.

Komedia në skenë

Në veprën e shkruar nga Gongo është njeriu i thjeshtë dhe shqetësimet e përditshme të tij. Një variant të parë të veprës “Shtëpia pa dritare” Gongo e ka shkruar që në vitin 2012, kishte bërë përpjekje për ta vënë në skenë, por që nuk rezultuan të suksesshme. Më pas vepra që u bë pjesë e projektit “Netët e leximit të dramës shqipe” arriti të marrë dhe miratimin për të qenë në skenë si premierë teatrore dhe që për Teatrin Kombëtar. Në lajme i shikon dhe në kronikat e lajmeve, flitet për politikanë dhe politika për të ardhmen Europiane të atdheut dhe sfidat e mëdha me të cilat duhet të përballemi, luftën për korrupsionin dhe drejtësinë, për informalitetin dhe taksat e pa dhe të paguara, për gjithçka dhe të gjithë. “Një gjë e vogël pastaj është harruar dhe me të drejtë, në këtë furtunë informacioni. Njeriu i thjeshtë dhe shqetësimet e përditshme të tij. Dhe ja ku po vijmë me një “provokim” të flasim pak për këtë njeri si dhe për vështirësitë në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme, mbështetur mbi moralin në Shqipëri. Për luftën e përditshme të heroit të paemër për të cilin askush nuk flet, qytetarit të thjeshtë. Thamë që hero i paemër, por ne do ta quajmë Neritan se është fort i ndershëm, aq sa ka ndërtuar pranë shtëpisë së tij një shtesë krejt pa dritare. Po, se beson në ligj dhe ligji nuk të lejon të bësh dritare përballë dritares së komshiut. Por ndonëse është kaq i rregullt dhe kaq i sinqertë do ti duhet të përballet me një sërë rrethanash dhe personazhesh që nuk ndajnë të njëjtat parime morale me heroin tonë. Dhe ai lufton një betejë epike, të padukshme dhe heroike, që ka njëzetekatër vite që zhvillohet në vendin tonë. A do t’ia dalë mbanë?”, shkruhet në materialin për komedinë shqiptare “Shtëpia pa dritare”.

 

 

Nga Julia Vrapi