SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Regjisorja Thomaraj: Teatri Kombëtar tempull i kulturës, jo shkatërrim
Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Shtator 2018
Regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj shprehet se që nga viti 1947 teatri rezistoi për disa dekada. Por për aktoren sot po harrohet se çfarë iu intereson artistëve. Në reagimin e saj që nga Italia aktorja shkruan se në vijim të dëmtimeve të trashëgimisë, këtë herë duket se i erdhi radha Teatrit Kombëtar, gjë e cila ka gjetur kundërshtim jo vetëm te artistët, por dhe më gjerë. “Tani radha i erdhi Teatrit Kombëtar.
Shfaqja e parë shqiptare u vu në maj 1945 nga teatri partizan dhe shfaqja e parë artistike "Revizori" më 1947 nga regjisori Sokrat Mio. Qysh nga viti 1947 ku mori edhe emrin Teatri Popullor e deri më 2018 nën emërtimin Teatri Kombëtar i rezistoi disa sistemeve dhe dhjetëra dekadave. Jemi sot në vjedhjen më të madhe dhe kastrimin e memories artistike në vend”, shprehet regjisorja Thomaraj në reagimin e saj.
Çështja e Teatrit Kombëtar ka bërë që gjatë kësaj kohe të ketë shumë reagime, duke kundërshtuar vendimet që çojnë në shembjen e teatrit. Për një pjesë të artistëve kjo gjë është e papranueshme, dhe sipas aktores nuk iu interesojnë kullat në qendër të qytetit. “Kujt i intereson kulla në qendër të qytetit?! Sigurisht as artistëve dhe as artdashësve, atëherë pse gjithë kjo bujë dhe protesta kur askush nuk kërkon diçka tjetër veç restaurimit të godinës historike, teatrit të parë të ndërtuar në Shqipëri në 1938-‘39 pas amfiteatrove, që datojnë qysh nga koha e antikitetit. Përse qeveria me prepotencë vetëvendos në kundërshti me dëshirat e taksapaguesve të shkatërroj tempullin e kulturës shqiptare!”, vijon Thomaraj. Sipas regjisores dhe aktores, teatri është zëri i të gjithëve dhe meriton të jetë në vendin ku është sot.
“Një klan antivlerash të mbledhura si hijena pas kockës vertebrale kërkojnë të thithin palcën e fundit, (theksoj të fundit pasi po të kthehemi në kujtese emocionale Tiranës po i shuhet memoria kolektive, duke tjetërsuar ose asgjësuar të gjitha godinat domethënëse për qytetarët dhe gjeneratat). Godina e teatrit na krijoi katarsis shpirtëror në jetët tona, ai mbushi zemrat dhe mendjet e qytetarëve qysh pas lufte e deri më sot. Ai teatër është zëri i të gjithëve dhe sikur vetëm për këtë ai meriton të jetë atje dhe ashtu siç është”, përfundon regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj.