BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Rektori Përzhita i kërkon ministres Kushi status special për ASA, rikthim të hapësirave dhe rritje të buxhetit

Rektori Përzhita i kërkon ministres Kushi status special për ASA,

Akademia e Studimeve Albanologjike të ketë një status special, rikthim i hapësirave që i janë marrë në 2013 apo dhe rritje të buxhetit ishin kërkesat, që rektori prof. dr. Luan Përzhita i parashtroi ministres Evis Kushi. Rektori i ASA-s prof. dr. Përzhita, priti të martën në takim ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi. Rektori Përzhita e prezantoi ministren me senatin e ri dalë nga zgjedhjet e 21 korrikut dhe bëri një sintezë të gjendjes aktuale të këtij institucioni të lartë të kërkimit shkencor, nën varësinë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Akademia e Studimeve Albanologjike shprehet se në fokus të diskutimit ishin disa kërkesa që profesor Përzhita i parashtroi ministres. “Së pari, që ASA të ketë një status special si institucion kërkimor, i integruar me arsimin e lartë. Së dyti, që ASA-s t’i kthehen hapësirat e godinës (gjysma e saj) që i janë marrë në vitin 2013 nga ish-Ministria e Integrimit, gjë për të cilën ASA (Qendra e Studimeve Albanologjike në atë kohë) pati bërë edhe një notë proteste. Së treti, rritje e buxhetit për ruajtjen dhe restaurimin e qindra-mijë objekteve (filmime, regjistrime, etj), pasuri kombëtare nën administrimin e ASA-s”, njofton Akademia e Studimeve Albanologjike. Në këtë takim që u zhvillua ditët e fundit, ASA shprehet se ministrja Kushi ka garantuar se nuk do të ketë cenim të autonomisë. “Ministrja Kushi garantoi rektorin Përzhita dhe Senatin e ri, se ministria që ajo drejton dhe qeveria që ajo përfaqëson “nuk do të ndërmarrë asnjë iniciativë që cënon autonominë  e Akademisë së Studimeve Albanologjike, në bazë të ligjit “Për Arsimin e Lartë” që garanton pikërisht autonominë e institucioneve të kërkimit shkencor””, shkruan ASA. Ministrja theksoi se kjo autonomi është e përligjur edhe në sajë të produktit shkencor që stafi akademik i ASA-s ka dëshmuar në këto 14 vite të ekzistencës së saj.

Propozimi i ASH

Pjesë e këtij diskutimi ishte edhe kërkesa që Akademia e Shkencave të Shqipërisë i ka dërguar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe qeverisë për kthimin e instituteve të albanologjisë në varësi të ASH, çështje që është rihapur edhe në debatin publik. Për sa i takon kësaj kërkese, profesorë dhe studiues të pranishëm në takim, si Aurel Plasari, Afrim Krasniqi, Nebi Bardhoshi, Hamit Kaba, Valter Memisha, etj, i bën me dije ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë se sa e rëndësishme është pavarësia e ASA-s kështu siç është, sot e 14 vite, si e vetmja strukturë që ka për mision studimin shkencor të historisë, kulturës e trashëgimisë së kombit shqiptar. “Jemi me ju në çdo vendim që do të ndërmarrim për statusin aktual dhe të ardhmen e këtij institucioni”, tha ministrja Kushi. Institucioni që ajo drejton pret propozimet konkrete nga ASA dhe bashkëpunimin e saj për kërkesat e parashtruara më lart dhe për ndryshimet, që do duhet të bëhen në ligjin “Për Shkencën”.

Më të lexuarat