Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Restauratorët e rinj nisin punën në qytetin e Gjirokastrës

Restauratorët e rinj nisin punën në qytetin e Gjirokastrës

Postuar: 26/04/2013 - 11:50

Në kuadër të “Kampit të 10-të Ndërkombëtar të Restaurimit” të çelur së fundi në qytetin e gurtë të Gjirokastrës, një grup prej 35 restauratorësh të rinj, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga vende të ndryshme të Evropës, po punojnë për kthimin në identitet të disa objekteve “Monument Kulture” në qytetin e Gjirokastrës. Ndërhyrjet në këtë drejtim po realizohen në banesat e gurta të Babametos, Gurgajt, Skëndulit, etj. Kjo nismë ka qenë dhe një vit më parë dhe u pa si një projekt që ndihmon jo pak në trashëgiminë kulturore shqiptare që ka jo pak probleme sot. Koordinatorja së këtij kampi restaurimi, Lejla Haxhiç, theksoi se ashtu si edhe vitin e kaluar puna e të rinjve restauratorë është shtrirë për kthimin në identitet të komplekseve muzeale në lagje të ndryshme të qytetit të gurtë. “Për dy javë rresht të rinjtë pjesëmarrës në kampin e restauratorëve krahas leksioneve teorike në lidhje me trashëgiminë kulturore do të punojnë dhe për kryerjen e disa ndërhyrjeve të vogla restauruese në katër objekte “Monument Kulture” në qytetin e Gjirokastrës. Synohet që punime te tilla të kryhen në përputhje me profilin arkitektonik të këtyre godinave të gurta”, cilëson në fjalën e saj koordinatorja Haxhiç. Këto objekte u përzgjodhën për restaurim pas një fushate aplikimesh për pronarët e banesave karakteristike, të cilët kërkojnë asistencë teknike për mirëmbajtjen e këtyre shtëpive. Në këtë drejtim pesë banesa të gurta u restauruan gjatë vitit të kaluar ndërkohë që kthimi në identitet edhe i katër banesave të tjera do të vijojë gjatë “Kampit të 10-të Ndërkombëtar të Restaurimit”. “Me kapacitetet njerëzore dhe teknike që disponojmë ne nuk marrim përsipër të kryejmë volume të mëdha restaurimi por megjithatë do të japim kontributin tonë për mirëmbajtjen e këtyre objekteve muzealë”, tregon koordinatorja Haxhiç. Ky projekt mundësohet si një bashkëpunim i fondacionit suedez “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, me Ministrinë e Kulturës dhe organizmat e tjerë të trashëgimisë kulturore në rang kombëtar dhe lokal. Përpara disa ditësh organizata “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Kulturës, përfundoi restaurimin e plotë të banesës së gurtë të Babametos.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/01/2018 - 10:00

Komedia “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” vepra e shkruar nga Ferdinand Hysi me regji nga Elma Doresi vijon për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar për këtë vit. Në komedi, një shef i vjetër ikën dhe një i ri vjen në drejtimin e punës.

Postuar: 19/01/2018 - 08:24

Komedia shqiptare “Një engjëll në katin e njëmbëdhjetë” është dhe premiera e parë teatrore që vjen për publikun këtë sezon artistik në Teatrin Metropol.

Postuar: 19/01/2018 - 08:22

Kalaja e Gjirokastrës në rrezik për ekzistencën e saj, është alarmi që japin specialistët e trashëgimisë kulturore.

Postuar: 19/01/2018 - 08:20

Në kuadër të organizimeve për vitin jubilar të Skënderbeut, Tiranën po e vizitojnë përfaqësues të komunitetit arbëresh në Itali, të cilët kanë ruajtur të gjallë në këngë figurën

Postuar: 18/01/2018 - 18:29

Arkeologu dhe krijuesi letrar, mjeshtri i madh Moikom Zeqo i ka dhuruar rreth 100 libra, bibliotekës publike “Musine Kokalari”, e cila ndodhet në njësinë 7 në kryeqy

Postuar: 18/01/2018 - 08:59

Në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën me titull “Moti i Madh”.

Postuar: 18/01/2018 - 08:58

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore përmes një deklarate bën me dije se ka qenë shumë i vëmendshëm karshi gjendjes së monumenteve në Gjirokastër përgjatë kohëve të fun