
Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Restaurimi dhe rikonceptimi i Muzeut Historik Kombëtar, një godinë që do të jetë edhe më funksionale për vizitorët, me pavijone të shtuara

Shkruar nga Julia VRAPI 26 Nëntor 2022

Muzeu Historik Kombëtar institucioni muzeor më i madh në vend do t’i nënshtrohet restaurimit dhe rikonceptimit. Në prani të ministres së Kulturës Elva Margariti, drejtorit të MHK dr. Dorian Koçi, specialistëve të fushave të ndryshme nisën dhe konsultimet mbi projektidenë. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se puna për rikonceptimin e MHK ka nisur vite më parë. Por sipas Margaritit tërmeti i vitit 2019 dhe më pas pandemia ndryshoi vizionin për muzetë. “Nisëm konsultimet publike për restaurimin dhe rikonceptimin e Muzeut Historik Kombëtar, mbi projektidenë e JV, në përbërje të së cilës ka studion ndërkombëtare Casanova Hernandez dhe partnerin lokal I Ri. Puna për rikonceptimin e këtij muzeu, i cili është ngritur në vitin 1981, ka nisur vite më parë, por tërmeti i vitit 2019 dhe më pas pandemia covid 19 ndryshoi tërësisht vizionin tonë për muzetë dhe qasjes që ne duhet të kishim me ta”, shprehet ministrja Margariit. Në rrjetet sociale, ministrja e Kulturës Elva Margariti gjithashtu bën me dije se në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe UNOPS, Muzeun Historik Kombëtar e kanë përfshirë në programin “EU4Culture”. “I cili nisi implementimin me mozaikun e fasadës ballore, për të vijuar më tej edhe me vetë godinën e muzeut”, shprehet ministrja e Kulturës. Më tej ministrja Margariti shprehet se falë këtij programi do të arrihet të restaurohet e gjithë godina e MHK, që sipas saj do të jetë dhe më funksionale. Ministrja gjithashtu bën me dije se në grupin e punës janë dhe specialistët e albanologjisë. “Përballë një fatkeqësie natyrore si tërmeti, na u desh të tregohemi pozitivë dhe kreativë dhe ta përdornim këtë situatë për të arritur diçka të mirë dhe afatgjatë. Falë këtij programi do të arrijmë jo vetëm restaurimin e mozaikut, por edhe të të gjithë godinës së Muzeut, që është një monument i kategorisë II. Një godinë që do të jetë edhe më funksionale për vizitorët, me pavijone të shtuara, që flasin për identitetin tonë kombëtar. Ndaj edhe në grupin e punës ne kemi edhe specialistë të albanologjisë”, vijon Margariti.
Ekipi me 31 specialistë
Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981. Por rikonceptimi i një muzeu nuk është një proces i thjeshtë, ndaj sipas ministres së Kulturës edhe kërkohet angazhimi i specialistëve të të gjitha fushave. Margariti thotë se ekipi që ka realizuar projektin ka pasur në përbërje të tij 31 specialistë të fushave të ndryshme: arkitektë, historianë, arkeologë, etnografë, ikonografë, dizajner, etj. “Synimi ynë është që ky muze të ketë më shumë hapësira ekspozitash të përhershme dhe të përkohshme, në mënyrë që muzeu të jetë sa më dinamik; të ketë sa më shumë hapësira edukimi për fëmijë, hapësira për takime, workshope, librari, ambiente për familjen dhe patjetër ambiente të dedikuara për digjitalizimin dhe restaurimin e artefakteve. Vizioni ynë është për një muze bashkëkohor, që rrëfen historinë jo thjesht përmes artefakteve, por duke përdorur të gjitha mundësitë që na vë në shërbim teknologjia”, shprehet Margariti. Në mjediset e muzeut sipas asaj që thuhet në faqen zyrtare janë rreth 6200 objekte.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
