BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

Ricardo J. Martins vjen për herë të parë në Shqipëri me një koncert në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, një program i pasur i repertorit instrumental solistik i kitaristit

Ricardo J. Martins vjen për herë të parë në

Koncerti instrumental i kitaristit të muzikës portugeze fado, Ricardo J. Martins do të zhvillohet këtë mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Një koncert me një program të pasur të repertorit instrumental solistik të kitaristit, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri. Këngët e muzikës së famshme portugeze fado zakonisht këndohen nga një këngëtar, në shoqërinë e një instrumenti me tela, si kitarë akustike apo kitarë portugeze, ky i fundit një instrument karakteristik i Portugalisë me 12 tela dhe në formën e dardhës, me të cilën Ricardo J. Martins do të performojë repertorin e tij. Koncerti do të zhvillohet në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Programi: Euphoria (Ricardo J. Martins); Variações sobre o Mondego (Artur Paredes); Tocar-te (Ricardo J. Martins); Canção Verdes Anos (Carlos Paredes); A Guerra Parte 1 - Amanhecer (Ricardo J. Martins); Asas sobre o Mundo (Carlos Paredes), etj. Aktiviteti këtë mbrëmje organizohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Konsullatën e Nderit të Portugalisë në Shqipëri si dhe TKOB. Koncerti që zhvillohet këto ditë dhjetori në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit vjen në vijim edhe të veprimtarive të tjera artistike dhe kulturore, që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve në këtë institucion të artit dhe kulturës. Në skenën e TKOB edhe më parë kanë performuar herë pas here artistë të ndryshëm të huaj, duke sjellë te publiku kryeqytetas një program të pasur muzikor.  

 Aktiviteti i artistit

I lindur në Faro, Portugali, në 3 shkurt të vitit 1984 Ricardo J. Martins luan si kitarën e Lisbonës ashtu edhe atë të Koimbras, që janë instrumentet e dy llojeve të muzikës Fado. Në vitin 2014 Ricardo publikoi albumin e tij të parë instrumental në kitarë portugeze me titull “Ricardo J. Martins” dhe në vitin 2017 albumin e tij të dytë “Cantos e Lamentos”. Në materialin e Ministrisë së Kulturës thuhet ndër të tjera se vitin e kaluar ai nxori në treg edhe një CD me titullin “Escapismo”, ndërsa aktualisht po punon për një tjetër CD me titull “Ela…Só” (Ajo, vetëm), një album instrumental solo. Në karrierën e tij muzikore ai prezantoi muzikën e tij në vende të ndryshme si: Spanjë, Francë, Belgjikë, Holandë, Luksemburg, Angli, Gjermani, Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Venezuelë, Rumani, Bullgari, etj. Në aktivitetin e tij ai kishte gjithashtu privilegjin të luante me emra të mëdhenj si Marco Rodrigues, Pedro Moutinho, Diamantina, Filipa Cardoso, Ana Sofia Varela, Cremilda Medina, Ilda Maria, Pedro Jóia dhe Alexandra. Kitaristi Ricardo J. Martins ka luajtur në vende të ndryshme të botës dhe këtë mbrëmje performon para publikut shqiptar në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, që do të ndjekë një nga artistët e vlerësuar ndërkombëtarë.