Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rijetëzimi i fasadave në Tiranë, një konkurs për studentët e arteve dhe artistët

Postuar: 23/02/2018 - 10:22

Ndërmarrja e Dekorit të Bashkisë së Tiranës ka hapur konkursin për artistët dhe studentët e Universitetit të Arteve, për rijetëzimin e fasadave të kryeqytetit. Në mjediset e Fakultetit të Arteve të Bukura pranë Universitetit të Arteve u organizua takimi me pedagogët dhe studentët e artit figurativ, për prezantimin e thirrjes së bërë nga Bashkia Tiranë dhe Ndërmarrja e Dekorit për rijetëzimin e fasadave të qytetit. Në kuadër të rijetëzimit të fasadave të qytetit të Tiranës Ndërmarrja e Dekorit Bashkia Tiranë fton të gjithë piktorët, artistët vizualë dhe studentët e arteve figurative të depozitojnë pranë saj idetë e tyre për pikturimin e fasadave të qytetit. “Bëhet një propozim për studentët e artit figurativ dhe artistët për të sjellë projektet për fasadat e qytetit. Por kjo nuk do të diktohet vetëm nga ne, por do të kalojë në studim të mirëfilltë më pas në mbështetje të projekteve konkret që kanë sot në fakultete, dhe këta do të zgjedhin dhe vetë një fasadë një ide për ta implementuar në rrugë apo lagje të caktuar të Tiranës, dhe gjitha do të jetë në lidhje me identitetin shqiptar. Do të ketë një frymë artistike të mbështetur nga ana inxhinierike dhe urbanistike”, pohoi Albana Kozeli, nga Ndërmarrja e Dekorit. Pedagogu Ilir Kaso u shpreh se gjithmonë i shtyn studentët që të jenë aktiv në marrëdhënie me shoqërinë dhe qytetin. “Ne përpiqemi të jemi të pavarur brenda Universitetit të Arteve me tematikat që propozojnë, dhe studentët kanë qenë të lirë të tematikat që propozojnë. Edhe në këtë rast gjithmonë i shtyj studentët të jen aktiv në marrëdhënie me shoqërinë dhe qytetin, në marrëdhënie me subjektin që duan ti propozojnë publikut. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha pedagogu Kaso. Si fillim çdo artist do të plotësojë një formular ku do shprehë idenë e vet me fjalë dhe të dizenjuar. Duhet të kihet parasysh që puna të shkrihet me fasadën dhe me zonën ku do të aplikohet, duke qenë pjesë integrale e zonës, të paraqesë një ide ose personazh që ka lidhje me historinë dhe memorien e banorëve të saj. Gjithashtu, artisti do të sugjerojë edhe një vend për fasadën që do të pikturohet, i cili do të diskutohet. Ndërkohë, një komision artistësh po ngrihet pranë Bashkisë Tiranë, i cili do të vlerësojë dhe përzgjedhë punët që do të aplikohen. E gjithë infrastruktura, bojëra, furça, vinç etj, do të sigurohen nga Ndërmarrja e Dekorit. Afati i fundit i dorëzimit të punëve është data 28 shkurt 2018.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 34

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 07:27

"Kreditorët” vepër nga August Strindberg me regji Luli Hoxha vijon për publikun në skenë.

Postuar: 13/12/2018 - 07:25

Filmi “Shpresa” prodhim i Kinostudios më 1989, me skenar nga Dhimitër Xhuvani dhe reg

Postuar: 13/12/2018 - 07:24

“Kruja dhe Skënderbeu”, ekspozita e 53 piktorëve shqiptarë zhvendoset nga Tirana në V

Postuar: 13/12/2018 - 07:22

Ministria e Kulturës ka nisur procedurën për mbylljen e Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit

Postuar: 12/12/2018 - 07:39

Shfaqja teatrale "Copë Copë" vazhdoi turneun në Tiranë dhe mbrëmë u shfaq për publikun

Postuar: 12/12/2018 - 07:38

Festivali i 57 i Këngës në RTSH do të prezantohet nga Viktor Zhusit dhe këngëtarja Ana Gojla, por

Postuar: 12/12/2018 - 07:36

Ministria e Kulturës, në kuadër të vitit 2018, shpallur nga qeveria “Viti mbarëkombëtar Gje