BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Rikonstruktimi i Galerisë së Arteve dhe Muzeut Kombëtar peng prej 3 vitesh, KLSH shuplakë Ministrisë së Kulturës

Rikonstruktimi i Galerisë së Arteve dhe Muzeut Kombëtar peng prej

Ministria e Kulturë prej 3 vitesh po mban në sirtar planet për rikostrusionin e Muzeut Historik Kombëtar dhe Galerisë Kombëtare të Arteve. Alarmi është dhënë nga Kontrolli i Lartë i Shteti, pas një auditi të zhvilluar në ministrinë e drejtuar nga Elva Margariti, KLSH ka konstatuar se në vitin 2018, kjo ministri ka zhvilluar dy proceduar për hartimin e një projekti fizibiliteit për ristrukturimin e godinës së Muzeut Kombëtar dhe Galerisë së Arteve. Më konkretisht: Kontratë shërbimi nr.6855/16 prot datë 27.09.2018 me objekt “Hartim projekti për objektin “Restaurimi, rikonstruksioni dhe rehabilitimi i hapësirave në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura (Galeria Kombëtare e Artve) me vlerë kontrate prej 12,400,000 lekë pa tvsh me afat ekzekutimi deri në 17 dhjetor 2018; Kontratë shërbimi nr.5983/13 prot datë 27.08.2018 me objekt “Hartim projekti për objektin “Restaurimi, rikonstruksioni dhe rehabilitimi i hapësirave në Muzeun Historik Kombëtar me vlerë kontrate prej 39,960,000 lekë me tvsh me afat ekzekutimi deri në 17 dhjetor 2018. Por edhe pse kanë kaluar 3 vite kur këto projekt janë hartuar, Ministria e Kulturës nuk ka ndërmarrë asnjë lëvizje për të lëvruar fondet dhe nisur punën.

Qëndrimi i KLSH

Kjo shihet me shqetësim nga KLSH. Grupi i auditimit, vlerëson se nga Ministria e Kulturës në programet buxhetore të viteve në vazhdim, 2019, 2020, 2021, nuk janë planifikuar fonde për të realizuar restaurimin, rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave të Muzeut Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar të Arteve të Bukura (Galeria Kombëtare e Artve), ndonëse janë përcaktuar në listën e prioriteteve, për të zbatuar programin e Qeverisë Shqiptare. “Duke marrë në konsideratë që gjendjet aktuale të objekteve, të cilat janë të rënduara (sipas Termave të referencës të hartuara në vitin 2018 për secilin), të cilat me kalimin e kohës, do të degradojnë më shumë, si pasojë e kushteve si dhe të fatkeqësive natyrore (siç ndodhi dhe fermenti i 26 Nëntorit 2019). Këto janë objekte të trashgimnisë kulturore kategoria II,si dhe ndryshimi teknologjive të restaurimit, të rehabilitimit kohë mbas kohë, përbën element risku për implementimin e projectzbatimit. Sa më sipër, mos planifikimi i fondeve buxhetore, mund krijojnë risqe ekonomike në disfavor të Buxhetit të Shtetit të vlerës prej 45,700,000 lekë pa tvsh ose 54,840,000 lekë me tvsh, të financuara për hartimin e projekteve për restaurimin, rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave të Muzeut Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar të Arteve të Bukura (Galeria Kombëtare e Artve)”, shprehet KLSH. Sipas KLSH, ajo që vihet re është se në fakt ky projekt është lënë mënjanë dhe në PBA 2020-2022, referuar edhe tavaneve të miratuara tre vjeçare 2020-2022, Ministria e Kulturës hoqi nga plani afatmesëm projektin e investimit të Muzeut Historik Kombëtar dhe vendosi në PBA e viteve 2020-2022 planifikimin e investimit për “Restaurimin, Rikonstruksionin e Galerisë Kombetare të Arteve” me argumentin që vlera për këtë investim prej 1,366,280,000 lekë ishte relativisht më e ulët se ajo për Muzeun.

Qëndrimi i KLSH

Në raportin e KLSH janë dhënë dhe observimet e Ministrisë së Kulturës. Në observimet faqe 15 & 16 citohet se: “...përsa i përket pretendimit se ftesat për ofertë drejtuar operatorëve ekonomikë, mbajnë siglën e Kabinetit të Ministrit, ofertat për studimin e tregut janë dërguar nga Këshilltari i Ministrit znj.D.P, në cilësinë e kryetarit të grupit të punës të ngritur me Urdhër të ministrit të Kulturës nr.8 datë 08.01.2018 “Për zhvillimin e prokurimit publik, miratimin e grupit të punës, miratimin e pjesëmarrjes së një eksperti –konsulent të huaj në grupin e punës që do të përgatisë termat e referencës dhe fondin limit që do të vihet në dispozicion për hartimin e projektit të rikonstruksionit dhe rikonceptimit të Muzeut Historik Kombëtar dhe Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura (Galeria Kombëtare e Arteve)’ . Në pikën 1, të nenit 59, të VKM nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, përcaktohet: “Përllogaritja e vlerës limit të kontratës bëhet nga njësia e prokurimit, nëse kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme”. Por sipas KLSH, argumentimi i MK nuk është në përputhshmëri me me aktet ligjore dhe nënligjore të aplikuara, pasi në referim ligjin nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” i ndryshuar,neni 11 (Ministritë) pika 4 thuhet “Struktura e kabinetit mbështet drejtpërdrejtë ministrin në ndjekjen e politikave përkatëse, realizimin e objektivave, si dhe vlerësimin e zbatimit të tyre. Kabineti nuk është pjesë e strukturës hierarkike të ministrisë. Funksionarët e kabinetit nuk ushtrojnë asnjë kompetencë drejtuese ose administrative mbi stafin ministror”, në përbërjen e grupeve të punës nuk duhej të vendoseshin 2 këshilltar të ministrit (zj, D.P dhe z. S.J).

Më të lexuarat