Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rikthehet Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, 14 trupa pjesëmarrëse nga të gjitha trevat shqiptare

Postuar: 14/09/2018 - 07:35

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit nga Teatri Kombëtar. Pranë institucionit bëjnë me dije se ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit do të zhvillohet në datat 23-30 shtator dhe në të do të marrin pjesë 14 trupa nga të gjitha trevat shqiptare. Sipas teatrit, skena e re “arTurbina” do të hapë dyert për të mirëpritur artistët dhe publikun në këtë festë të përbashkët. “Së shpejti do të ndajmë me ju programin dhe surprizat që po përgatisim”, shkruan institucioni. Por për këtë festival pranë TK bëjnë gjithashtu me dije se në vijim do të prezantohet çdo gjë më detaje nga vetë titullari gjatë një konference shtypi. Festivali i teatrit rikthehet pas 6 vitesh mungesë. I fundit ka qenë ai i zhvilluar në vitin 2012 për dramën shqipe. Por tashmë këtë herë festivali do të ketë jo vetëm vepra shqiptare, por dhe të autorëve të huaj. Sipas teatrit, Ministria e Kulturës si dhe Bashkia e Tiranës janë në ndihmë të këtij festivali, ku shfaqjet për publikun do të prezantohen në sallën e madhe të Akademisë së Arteve, si dhe te “arTurbina”. Premiera me të cilën do të prezantohet Teatri Kombëtar në këtë festival, që do të nisë më 23 shtator është ajo me titull “Tag”. Vepër shqiptare me regji nga Andia Xhunga. Kjo shfaqje teatrore që pritet të jetë dhe premiera e parë e sezonit artistik të TK do të jetë dhe përfaqësuesja e Teatrit Kombëtar në këtë festival. Në vepër janë aktorë të njohur të Teatrit Kombëtar, por në role janë angazhuar dhe të tjerë artistë.

Veprat në skenë

Pranë teatrit bëjnë me dije se mes trupave teatrore nga teatrot në vend do të jenë dhe nga Kosova apo dhe Maqedonia. Një festival teatri i munguar por dhe një nga kërkesat e regjisorëve dhe aktorëve prej vitesh. Teatri i Shkodrës, Korçës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës, etj, do të jenë me shfaqjet në festival, që kryesisht janë premiera të këtyre institucioneve. Teatri i Vlorës “Petro Marko” merr pjesë me shfaqjen “Senatori Fox” nga italiani Luigi Lunari me regji nga Roland Minga. “Senatori Fox” është një satirë që vë në dukje ngjashmëritë e politikanëve të sotëm europianë me ata shqiptarë. Historia e “Senatorit Fox” është histori që na përket nga afër të gjithëve dhe në skenë luhet nga aktorët e Vlorës. Teatri “Skampa” i Elbasanit merr pjesë në këtë festival me shfaqjen teatrore “Babai” e shkruar nga Florian Zeller me regji të Spiro Dunit. Shfaqja ka një subjekt social dhe aktual për çështjet sociale të ditës së sotme. Subjekti i saj, mbetet aktualiteti i shoqërisë shqiptare dhe dilema për babain i cili është në udhëkryq midis zgjedhjes se përcaktuar drejt azilit apo qëndrimit me të bijën. Roli i babait vjen i interpretuar me mjeshtëri nga aktori Reshat Arbana, ndërsa aktorja Flaura Kureta është bija e tij në këtë shfaqje. Teatri “Migjeni” i Shkodrës vjen me shfaqjen teatrore “Gomari i babatasit” me regji nga Altin Basha. Vepra e Gjegj Fishtës ka qenë premierë këtë vit në teatër dhe tashmë është dhe përfaqësimi i teatrit “Migjeni” në festivalin në Tiranë. Teatri i Durrësit po ashtu pritet të jetë me një premierë. Teatri i Korçës “Andon Zako Çajupi” vjen në festival me tragjikomedinë “Vetëvrasësi” me regji nga Sulejman Rushiti. Në këtë vepër interpretojnë aktorët Neritan Liçaj, Elia Zaharia, Zamira Kita, Olta Gixhari, Albano Prodani, Ligoraq Riza, Blerta Belliu, Klodjana Keco, Shkëlqim Jaupaj, Paola Kodra, Ilda Pepi, Mateus Frroku, Antonio Tole. Por dhe trupat e tjera teatrore pritet të prezantohen me vepra, që kanë angazhuar regjisorë dhe aktorë të njohur./Julia VRAPI

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/04/2019 - 07:27

Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të drejtohet nga regjisori Eduart Makri. Ashtu si kishte paralajmëruar më herët gazeta “SOT”, Makri shihej si kandidati potencial për të marrë drejtimin e QKK.

Postuar: 18/04/2019 - 07:26

Ekspozita "Vizatime të një jete" me punime të artistit Lekë Tasi u çel mbrëmë për publi

Postuar: 18/04/2019 - 07:23

Shfaqja "Salome" nga sot deri të dielën shfaqet për publikun në Teatrin Kombëtar Eksper

Postuar: 18/04/2019 - 07:22

Dëmtimet në fushën e trashëgimisë kulturore në vend sipas specialistëve janë të shumta.

Postuar: 17/04/2019 - 07:26

Teatri i Operës dhe Baletit ka risjellë në vëmendje baletin “Bijtë e peshkatarit”, nd

Postuar: 17/04/2019 - 07:25

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është pjesë e garës zyr

Postuar: 17/04/2019 - 07:24

Teatri “Migjeni” në Shkodër ka publikuar datat e premierës, që do të jetë në skenë pë